Arben Fagu: “Tiranë, kujdes se jemi edhe ne!”

Skuadra e Partizanit në basketboll për meshkuj do të nisë sot finalet e play off-it të vlefshme për titullin kampion. Ashtu si në play off-in e "rrjetave" edhe këtu për kurorën e kampiones do të zbresë në parket sërish një derb i kryeqytetit, por këtë radhë Partizani-Tirana. Trajneri i të kuqve, Arben Fagu shprehet optimist përpara pesë finaleve.
Përpara finales me Tiranën u është dashur të eleminonit Studentin. Si trajner i Partizanit keni mbetur me takimet gjysëmfinale të play off-it?
Padiskutim shumë i kënaqur. Ishin dy fitore që i arritëm ndaj një skaudre sic ishte Studenti, e cila për hir të së vërtetës e pranojmë që ka qenë një nga skuadrat më në formë të këtij kampionati dhe që ka sjellë një rivalitet. Skuadra e Studentit si në ndeshjen kundër Partizanit, por edhe në ndeshjen ndaj Tiranës ka qenë një ekip që ka ditur t'i japë tonin këtij kampionati. Natyrisht kanë qenë dy fitore që na kualifikuan në finale, por që duhet të pranoj që edhe ën nivelin e lojës skuadra ishte më mirë se ëhstë paraqitur në fazën e dytë të kampionatit. Të gjitha këto janë tregues pozitiv, të cilat edhe trajnerit i rrisin entuziasmin, por edhe për vetë skuadrën dalja e saj në finale pasi disa vitevE mendoj që është dicka shumë pozitive.
Sot nis rruga për titullin kampion. Cfarë parashikon trajneri Fagu në këto finale?
Skuadra e Tiranë këtë kampionat e ka udhëhqeur mbase edhe më të drejtë sepse ka në gjirin e vet një bagazh mjaft të mirë lojtarësh si në lartësinë trupore dhe atë fizike. Gjithashtu ka të alternuar shumë mirë lojtarët me shumë eksperiencë që janë dhe përfaqësues të ekipit kombëtar me lojtarë të rinj të fuqisëhm. Kështu që padyshim përbën një skuadër shumë të denjë për final dhe që duhet ta pranojmë që ëhstë një skaudrë e vështirë për t'u kaluar. Gjithësei finalet janë finale. Ato asnjëherë nuk janë të lehta dhe për ne duke qenë se luajmë me Tiranën, një kudënrshtar tradicional i Partizanit dhe dy skuadra të qytetit të Tiranës mendoj se do të jenë ndeshje të bukura për spektatorin.
Si do të zbresin në parket "demat e kuq"?
Skuadra do të zbres me shumë optimizëm për demostruar nivelin e përgatitjes që ka. Jemi një skuadër që jemi përgatitur gjatë gjithë vitit. Kemi mjaft djem të rinj, të cilët kanë dëshirë, ambicie dhe se cfarë t'i tregojnë publikut. Kështu që këto janë ato momentet pozitive të skuadrës ku natyrisht ne si drejtues duhet t'i shfrytëzojmë në favor të ndeshjeve. Megjithatë ajo që kërkojmë ne është që të japim maksimumin tonë si skuadër ndaj bardhebluve.
E ndjeni veten favorit për trofeun e fundit të këtij sezoni?
Në sport zakonisht të gjithë pohojnë se kur dilet në finale favoritët janë 50 me 50. Derisa një skuadër kërkon të dalë në finale natyrisht që ka edhe pretendimet e veta. Pastaj në sport
Asnjëherë nuk thuhet që do të luajë në finale për të humbur. Ne do të luajmë për të fituar dhe natyrisht i kishim të gjitha forcat dhe mundësitë për t'u kurorëzuar. Sigurisht e pranojmë që Tirana është një skaudër e fortë, por jo gjithmonë fiton më e forta. Zakonisht në sport fiton ajo që luan më mirë.
Cilën do të ketë si pikë të fortë Partizani për këto finale?
Unë mendoj që ne jemi një skuadër që e kemi shpërndarë lojën në shumë drejtime dhe përpiqemi që t'i përshtatemi kushteve dhe problemeve që krijon vetë loja e basketbollit. Pasi sic dihet në këtë sport ka ndryshueshmëri në rezultate, në pozicione, në veprime taktike. Ne jemi 10 lojtarë dhe kjo është forca e Partizanit. Janë 10 lojtarë të cilët kanë mundësi të kontribuojnë maksimalisht nga momenti në moment për të mos ulur rendimentin e skuadrës. Mendoj që kjo është një nga anët tona pozitive. Natyrisht që para finaleve nuk është shumë mirë që t'i tregojmë të gjitha sekretet, megjithëse e dimë që kundërshtari e di dhe e ka lexuar lojën e Partizanit. Shpresojmë që kolektivi të jetë forca kryesore në këto play off.
Po pika e dobët?
Mendoj se është moseksperienca në finale të tilla. Sepse në finale një rol shumë të rëndësishëm luan plani psikologjik. Tirana ka lojtarë me eksperiencë të cilët kanë luajtur disa finale, janë edhe basketbollistë që përbëjnë boshtin e ekipit kombëtar. Kjo është ana e tyre pozitive. Por dëshirojmë që të thyejmë eksperiencën e kundërshtarit.
Prej sa vitesh i mungon finalja Partizanit?
Kam idenë që në 17 vjet Partizani duhet të ketë dalë një herë në finale. Të kuptosh që një skuadër e madhe si Partizani që personifikon në fund fare basketbollin në Shqipëri si me titujt e fituar, si me rezultatet e arritura, si me përfaqësimin që ka bërë në arenën ndërkombëtare, mendoj se 1 finale në 17-18 vjet është shumë pak. Ka ardhur koha që t'i kthejmë Partizanit fytyrën e tij. Partizani në emrin e tij do të thotë që basketbolli shqiptar të bëjë një hap përpara. Kjo ka qenë edhe një nga synimet e mia që u riktheve te Partizani dhe me atë që kam arritur deri tani padyshim që jam i gëzuar. Megjithatë asgjë nuk përfundon sot. Për dy vjet nga një skuadër në vendin e gjashtë të arrish në finale duke qenë edhe një skuadër me moshë të re pak a shumë 20 vjec, mendoj se është një rezultat jo i keq. Natyrisht më e mira është kur del kampion. Në sport nuk ta dytë, ka të parë.
Olgert Serani (Panorama Sport)