“Time”: “Kaka ndër 100 njerëzit më influentë në botë”

Nuk është Papa, por në kompesim të tij janë Dalai Lama dhe Kaka. Lista e 100 njerzëve më të rëndësishëm në botë është "stiluar" nga "Time". Në fakt, jashëklasi brazilian i Milanit, është përfshirë në kategorinë "Heronjtë e pionierët" së bashku edhe me tre kampionë të famshëm në të gjitha kontinentet për iniciativat e tyre edhe jashtë botës së sportit.
Së bashku me Kakanë gjendet edhe Lens Armstrong, ish-ciklisti amerikan (7 herë fitues i "Tour de France"), i impenjuar prje kohësh në luftën kundër kancerit. Andre Agasi, për aktivitetin e tij filantropik pararelisht ne atë sportiv dhe Oskar Pistorius, ëndrra e të cilit është të vrapojë në Olimpiadë me proteza në vend të këmbëve. Kaka është marrë në konsideratë për sjelljen e tij shembullore në fushë dhe kujdesin e posacëm që ai tregon për aspketet sociale të jetës.