Tirana fiton finalen e parë me Partizanin

Derbi finalist i kryeqytetit Tirana-Partizani ka zbritur dje në parketin e pallatit të sportit "Asllan Rusi" në finalen e parë të play off-it. Tirana fitoi me 77-69 ndaj të kuqve të cilët nuk e ndjenë veten në asnjë moment inferior edhe pse ishin dorëzuar në sezon ndaj Tiranës. Partizani vinte në premierën e play off-it të "Asllan Rusit" si skuadër pritëse. Të katër periodat u kontrolluan njëherazi nga të dyja kampet. Tirana e nisi mirë periodën e parë, të cilën e mbylli me fitore me një diferencë me 11 pikë, 23-12. Ky rezultat u prit mirë nga numri një i pankinës së Tiranës. Në pushim të kësaj periode tekniku Avrami i përgëzoi të vetët sidomos për lojën e mirë në repartin e mbrojtjes. Vetëm pak sekonda nga starti i 10 minutëshit të dytë Karaj gjen dy piëkt e para falë një aksioni perfekt personal. Minutat në vazhdim shoqërohen me shumë dyluftime, me grint, hera herës edhe me nervozizëm. Edhe pse e nisi në avantazh këtë pjesë loje, në fund të saj udhëhoqën basketbollistët e Partizanit të cilët e mbyllën 20-26. Emocionet vazhduan edhe në periodën e tretë, por që dy pikët e kësaj pjese do të vinin pas 1 minute e 3 sekondash loje. Dhe heshtjen do ta thyente i zakonshmi dhe më i mirë i ditëssë martë, Gerti Shima me dy gjuajtjet e lira. Në periodën e tretë Tirana thellon diferencën me 7 pikë pasi Partizani humb terren. E gjithë ndeshja përfundon 77-69 në favor të Tiranës.
"Tirana megjithëse fitoi ndeshjet me Partizanin në kampionat, ai ishte një ekip që duhej vlerësuar. Dhe ashtu bëmë vërtetë. Por shpesh herë hymë në emocionet e finaleve. Bëmë disa gabime në zgjedhjen taktike të skuadrës në sulm, ndërsa në mbrojtje i realizuam detyrat deri diku. Duhet të falenderoj djemtëpër mobilizmin. Mendoj se ndeshja e ardhshme do të jetë akoma më e vështirë", u shpreh pas takimit për ‘Panorama Sport, trajneri i Tiranës, Roland Avrami.
Tirana – Partizani 77-69
(23-12, 20-26, 20-18, 14-13)
Tirana: Jani, Caci, Dami, Paloka, Sukaj, Garo, Karaj, Ago, Mema, Hasani, Lame, Shima
Trajnerë: R. Avrami, A. Selmani
Partizani: Ismeti, Hysenagolli, Talelli, Topi, Cane, Skanja, Isaku, Kuqo, Selimaj, Biberaj, Kozeli, Ivezaj
Trajner: A. Fagu
Olgert Serani (Panorama Sport)