Toni: “U kërkoj falje tifozëve”

Bajerni i Munihut pësoi një eliminim dramatik nga gjysmëfinalet e Kupës UEFA ku humbi 4-0 në ndeshjen e kthimit me skaudrën ruse Zenit në St.Petërsburg. Sulmuesi italian Luka Toni thotë: "U kërkoj falje tifozëve. Bajerni dështoi në këtë ndeshje, duke zhvilluar ndeshjen më të keqe të sezonit".
Trajneri Hitcfeld shton: "Pashë një Bajern katastrofik. Skuadra u përpoq të luante, por për fat të keq në futboll ndodhin edhe ditë të tilla". Presidenti i Bajernit, Rumenige: "Zenit zhvilloi një super-ndeshje. Jemi të zhgënjyer".
Avdokat, tekniku holandez i Zenit: "Nuk e prisja që skuadra ime të luante kaq mirë. Nuk i lamë hapësirë Bajernit. Është një ditë e madhe". Në finale Zenit do të luajë kundër skocezëve të Gllazgou Rejnxhërs, që nga ana e tyre eliminuan nga gjuajtjet e penalltive italianët e Fiorenitnës.