Dritat, 28% e faturës për ata që se paguajnë
është shumë e thjeshtë. Në çdo faturë energjie që paguhet sot nga konsumatori i rregullt, 28 për qind e saj është pjesa e atyre që nuk e shlyejnë. Dy vite më parë raporti ishte 45 për qind, pra gati gjysma e totalit të faturës, shkaktuar nga konsumatorët abuzues që e vidhnin energjinë. Rezultati shqetësues del nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE), sipas të cilit, nga totali i kostos së energjisë elektrike, një pjesë e zë humbja e saj në rrjet nga vjedhjet apo nga mospagesa e faturave. çmimi i një kilovati llogaritet duke marrë për bazë elementët e prodhimit, importin, transmetimin, si dhe administrimin. Duke qenë se një pjesë e konsiderueshme prej gati 200 mijë klientësh nuk e paguan energjinë elektrike, atëherë diferenca u faturohet konsumatorëve të rregullt. Sot çmimi mesatar i energjisë elektrike është 9.53 lekë për kilovat, i rritur me 13 për qind nga data 1 janar 2010. Edhe pse të gjithë do ta paguanin 100 për qind energjinë e faturuar, sërish do të ishte e nevojshme një rritje e çmimit, por ama në nivele më të vogla se 13 për qind. E thënë ndryshe, sa më shumë të rritet masa që nuk e paguan energjinë, aq më të mëdha janë mundësitë që rritja të vijojë në kurriz të konsumatorëve të rregullt.
RaportiNë raportin e fundit vjetor 2009, ERE vë në dukje problemet në sektorin energjetik, veçanërisht te menaxhimi që i takon OSSH-së, tashmë të privatizuar. Dy vjet më parë paguanim 45 për qind të faturës për ata që e vidhnin, ndërsa sot është 28 për qind, sërish e lartë, po të vlerësosh rritjen e çmimit. Pavarësisht teorisë së kompensimit, OSSH me pronarin e ri privat mban përgjegjësi për familjet dhe individët që e paguajnë faturën, dhe se justifikimet për ta rritur çmimin për shkak të nivelit të humbjeve nuk duhet të zënë peshë të madhe.
ArkëtimetSituata me arkëtimet gjatë vitit 2009 duket se u përkeqësua edhe pas privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes. ERE raporton për një nivel arkëtimi të faturave në masën jo më shumë se 77 për qind, kur në vitin 2008 ishte diku te 84 për qind. Praktikisht, me këto të dhëna, duke pasur parasysh edhe nivelin e humbjeve (përjashto tekniket), vlerësohet se gati gjysma e energjisë elektrike që hidhet në rrjet, nuk paguhet. E përkthyer në vlera, gati 14 miliardë lekë dëm për kompaninë, e cila natyrisht mendon që t’i nxjerrë në kurriz të konsumatorëve të rregullt.
#