Zogu e internoi në Kalanë e Gjirokastrës
është nga fshati Lam i Madh i Rrethit të Matit, që ndodhet në kufi me rrethet e Mirditës dhe të Dibrës e ku Kanuni ka mirëfunksionuar në çdo kohë. Ajo ka lindur në Derjan të Matit dhe që në moshë të vogël u martua me një oficer të Zogut, po shërbimet ndaj Naltmadhnisë së Tij, nuk do ta shpëtonin çiftin. I shoqi mbahej ndër njerëzit më me emër të krahinës së vet. Gjatë një operacioni për kapjen e disa komitëve nga xhandarmëria e kohës, ata bujnë në shtëpinë e Kolecëve të cilët nuk i dorëzojnë, por i mbajnë në besë. Pas kësaj nis përndjekja. Tanen dhe të shoqin i burgosin dhe internojnë për dy vjet në Gjirokastër, në kalanë e qytetit. Bashkëshortin ia shpallin kundërshtar të Ahmet Zogut. Internimi ndodh në vitet 1936-1937. Katër shtëpi në fshat u dogjën, 500 krerë bagëti u morën nga xhandarmëria e Matit, 2 xhaxhallarë u dënuan me burgim të përjetshëm në mungesë. E kur ata u dorëzuan Taneja u la e lirë me të shoqin që e akuzuan se qëlloi mbi Zogun, të cilit i shërbente. U kthyen në fshatin nga kishin ardhur. Ndërkohë më 1939, pushtimi fashist hap dyert e burgjeve dhe sjell largimin e Zogut nga Shqipëria. Kunetërit e saj lënë qelitë. “Kan shti për Kanun e jo për politik”, - tregon Mexhidi, pjesë të historisë që i përndjek edhe sot në njëfarë mënyre.
#