Bode: Duhet borxh më i ulët publik

Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaron se duhet një borxh më i ulët publik përmes uljes graduale të defiçitit të vendit për krijimin e themeleve të qendrueshme për ekonominë e vendit. I pranshëm në seminarin e Bankës së Shqipërisë "Financat e Përgjegjshme" Bode tha në
tha në fjalën e tij se nga viti 2010 do krijohet një politike më e kujdesshme makroekonomike . Ai theksoi se ekonomia ka nevojë për kreditim, ndërsa po diskutohet me FMN për politikat fiskale. "Qeveria është e vetëdijshme se rikthimi te fondamentet stabile të ekonomisë përbën rëndësi të veçantë ndaj kemi bërë rikthim gradual të borxhit e defiçitit për mbështetje të ekonomisë së vendit. Duhen nivele të ulëta të borxhit përmes uljes graduale të defiçitit të vendit për krijimin e themeleve stabile për ekonominë e vendit", theksoi ministri.
Bode deklaroi se sistemi bankar shqiptar nuk u ndikua nga kriza ekonomike. "Ekonomia shqiptare nuk ka sistem financar të zhvilluar. Por sistemi bankar shqiptar edhe në kohë krize nuk u ndikua. Rrjedhjet e depozitave afatshkurtër u përballuan me sukses. Sistemi i financave publike është i shëndoshë", tha Bode.
Ai theksoi se protofolet e bankave mbikqyren nga BSH, por edhe politikat makrofianciarë janë në të njëjtin drejtim.
Guverantori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani tha në fjalën e tij se duhet transparencë dhe përgjegjshmëri e bankave ndaj klientëve të tyre. "Mungesa e transparencës nuk shfaqet vetëm në fshehjen e qëllimshme të informacionit, por edhe zgjedhjen e formave të gabuara të komunikimit", tha ai. Guvernatori Fullani tha se publikut shqiptar i mungojnë argumentat ekonomike për t'u njohur lidhur me çështjet e ekonomisë.
Sipas Bodes tashmë është konfirmuar ndalimi i recensionit në botë.