Rezervat e naftës në Shqipëri
Vlerësimet
Në nëntokën shqiptare në vitin 2008 vlerësohej se kishte 5 miliardë fuçi nafte. Vlerësimi i ri tregoi se mund të ketë mbi 6 miliardë fuçi nafte. Por ky është vetëm një tregues shkencor, pasi me teknologjinë ekzistuese, më pak se 5 për qind e asaj që gjendet në nëntokë mund të nxirret. Rezervat e sigurta u vlerësuan në dhjetor 2009 në 93 milionë fuçi, ose 34 për qind më shumë se një vit më parë. Rezervat e sigurta, plus ato të mundshme u vlerësuan në 214 milionë fuçi me rritje 19 për qind. Ky është edhe treguesi që merret më shumë parasysh nga investitorët e kësaj fushe. Rezervat e sigurta, ato të mundshme dhe ato të hamendësuara qenë 422 milionë fuçi, me rritje 36 për qind në krahasim me vlerësimin e mëparshëm.
#