E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drite-hijet e rritjes ekonomike

Sipas qeverise ekonomia shqiptare pati nje rritje te shendetshme gjate vjeshtes dhe dimrit te kaluar. Sipas opozites ajo u tkurr . Ndersa sipas shifrave zyrtare te INSTAT-it ne periudhen tetor-mars ekonomia mezi arriti te kacavirrej ne nivelin 0.6 me siper se niveli i nje viti me pare. Shifrat e INSTAT-it kritikohen zakonisht nga FMN-ja si tejet optimiste por le ti konsiderojme te mireqena dhe te bazohemi ne to per te shikuar sesi ka ecur ekonomia kohet e fundit.
Faktori kryesor i ngadalesimit te dukshem ekonomik ne periudhen tetor - mars ishte ecja mbrapsht e sektorit te ndertimit i cili ka qene lokomotiva ekonomike e 10-vjecarit te fundit per Shqiperine. Sipas INSTAT-it Produkti i Brendshem Bruto i ketij sektori gjate asaj periudhe pesoi nje renie prej 18 krahasuar me nje vit me pare. Si rezultat e gjithe ekonomia beri nje stop te forte. Dhe ne qofte se hidrocentralet nuk do te ishin mbushur me me teper uje se cu mbanin basenet ekonomia do te kishte pasur zyrtarisht nje rritje zero.
Megjithese produkti i sektorit te ndertimit ne Shqiperi perben rreth 14 te Produktit te Brendshem Bruto ky sektor ka pasur rritjen me te larte ne dhjetevjecarin e fundit. Keshtu prodhimi i te gjitha mallrave dhe sherbimeve ne periudhen 2000-2009 ka pesuar nje rritje prej vetem 65 ne vlere reale vlera reale presupozon mbajtjen e cmimeve te pandryshuara pra zhveshjen e ndikimit te rritjes se cmimeve. Nga ana tjeter duke mbajtur cmimet te pandryshuara sektori i ndertimit rezulton me nje rritje prej pothuaj 300 gjate se njejtes periudhe. Pra per cdo 10 rritje ne ndertim ekonomia shqiptare eshte rritur mesatarisht 2.2 ne dhjetevjecarin e fundit.
Por kur sektori i ndertimit pesoi nje tkurrje prej 18 ne periudhen tetor 2009 - mars 2010 ekonomia nuk pesoi nje renie prej 4.2 qe na e sugjeron koeficienti i mesiperm. Pra duket se pervec efektit te tejmbushjes se hidrocentraleve qe rralle ndodh forca te tjera kane qene ne veprim per ta mbajtur ekonomine pa u zhytur.
Shifrat zyrtare te INSTAT-it na tregojne se krahasuar me nje vit me pare tregtia hotelet e restorantet paten nje rritje prej 5.9 ne periudhen tetor 2009 - mars 2010. Kjo eshte nje shenje se ndoshta ky sektor i cili ze peshen me te madhe ne ekonomine shqiptare ka filluar te futet ne shinat e te berit lokomotive ekonomike. Por qe ai te behet nje lokomotive e fuqishme ekonomike do duhet treguar shume kujdes qe prishja e bregdetit dhe e urbanistikes se qyteteve tona te mos vazhdoje me ritmet e derisotme.
Gjate se njejtes periudhe industria pati nje rritje prej 12. Por kjo rritje erdhi kryesisht nga industria nxjerrese jo nga ajo perpunuese. Dhe industria nxjerrese ka kufizimet e saj si natyrore ashtu edhe te tregjeve. Vetem zhvillimi i industrise perpunuese mund te ndihmoje trenin ekonomik shqiptar te ece qendrueshem perpara.
Si rezultat edhe i rritjes ne tregti hotele restorante e industri pati nje rritje prej 12.2 ne transport dhe poste-telekomunikacion. Nderkohe bujqesia dhe sherbimet e tjera paten nje rritje anemike prej 1.7 krahasuar me nje vit me pare.
Per pranveren dhe veren INSTAT-i nuk ka publikuar ende te dhena per Produktin e Brendshem Bruto por mund te hamendesohet se industria nxjerrese duhet te kete vazhduar te punoje ne kapacitet te plote gjate kesaj periudhe sepse kerkesa per mineralet shqiptare sidomos nga Kina ka vazhduar te jete e larte. Pra rritja e industrise ka gjasa te kete mbetur ne nivelin 10-12 krahasuar me nje vit me pare. Por kjo rritje nuk ka nje koeficient te larte multiplikator pasi nuk bazohet ne industrine perpunuese. Dhe eshte pikerisht kjo e fundit qe ndikon fort ne sektore te tjere sidomos ne bujqesi. Tregtia hotelet e restorantet nuk kane gjasa te kene pasur ndonje rritje te ndjeshme sepse me gjithe numrin me te larte te turisteve qe vizituan vendin kete vere euroja nuk u dobesua ndaj lekut. Vitet e kaluara dobesimi i euros i cili ka ardhur si rrjedhoje e shpenzimeve te ndjeshme te turisteve ka qene nje sinjal i rendesishem paralajmerues per rritje ne kete sektor. Per me teper rritja e cmimeve te ushqimeve kete vere mund te kete sherbyer si nje frene per konsumatorin e thjeshte shqiptar i cili u ka dedikuar mallrave te domosdoshme per jetese nje pjese gjithnje e me te madhe te portofolit te tij.
Se fundi ndertimi duket se ka vazhduar te tatepjeten qe nisi qe vjeshten e kaluar. Keshtu ndertimet private kane ngecur kryesisht sepse ka nje tepri te ofertes ndaj kerkeses. Ne Tirane ne bregdet dhe ne qytete te medha te ze syri pallate te panumerta qe presin me kot qe dikush te kandiset te banoje ne to. Ndersa zonat rurale perreth qyteteve jane shnderruar ne nje det vilash nje pjese e mire e te cilave kane kate qe banohen vetem ne muajt e veres kur femijet emigrante vijne ne shtepi per pushime. Duke pare kete situate mund te parashikohet se do te duhet te kalojne disa vjet para se mbikapacitetet aktuale te ezaurohen dhe ndertimet private te kapin ritme te ngjashme rritjeje me te dhjetevjecarit qe kaloi.
Nga ana tjeter edhe ndertimet publike duket se nuk kane perspektive te kapin shpejt ato ritme rritjeje qe arriten vitet e fundit. Shpenzimet per autostraden Durres-Kukes ishin tejet te medha per kellqet e buxhetit te shtetit shqiptar dhe tani nuk mund te merret borxh suplementar per te stimuluar ndertimet publike sepse duhet marre nje borxh i ri per te lare borxhin me interes shume te larte te asaj autostrade. Nderkohe sipas Shoqates se Ndertuesve shteti vazhdon ti detyrohet rreth 50 milione euro anetareve te saj per rruge qe jane ndertuar vjet dhe qe ende dhe sot nuk jane shlyer.
Ne perfundim mund te thuhet se 12 muajt e fundit mund te shenojne periudhen me te gjate te stanjacionit ekonomik per Shqiperine qe prej vitit 1992. Qysh nga ai vit ky vend ka njohur ose rritje te vrullshme ekonomike ose renie te perkohshme drastike por jo stanjacion...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›