12 shtatori i kujtuar prej kemishes se shqyer nga plumbat

Intervista Fatmira Hajdari Edi Rama prej 2 vjetesh bllokon vendosjen e bustit te Azemit ne parkun Rinia
Prej 12 vitesh i mban te kycura ne dollapin e rrobave. Fle bashke ne nje dhome me kostumin gri kemishen ngjyre blu dhe kollaren e verdhe me vijat e kaltra. Eumlshte kostumi qe Azemi veshi diten e fundit te jetes. Momenti qe Fatmira bashkeshortja e tij ve celesin per ti hapur i shkakton dhembje... Kujdeset qe kemishen ta fshehe poshte xhaketes e cila i ka shpetuar bresherise se plumbave. Por jo kemisha. Eumlshte e grisur dhe gjaku i Azemit naten e 12 shtatorit te 1998-s eshte zbehur. Pjesa qe mbulonte gjoksin nuk ekziston. E kane shqyer plumbat. Ngjyra e mavijosur ka tkurrur nje pjese te mire te kemishes qe i duket qarte firma Pierre Cardin. Nje tjeter pjese eshte demtuar nga perpelitja ne toke ne castet kur po nderronte jete. Shiu qe binte ate nate shperlau disa prej njollave te gjakut. Xhaketa eshte zhubrosur dhe ngrene nga ferkimi me asfaltin prane selise qendrore te PD-se ne momentin e rrezimit. Diku mes saj ka mundur te terhiqet ndonje fije duke i humbur xhaketes bukurine. Grija e xhaketes nuk i shkon dites se vdekjes. Sot pas 12 vitesh kemisha ka nje ngjyre kafe te zbehte ne pjesen e perparme. Pasi e nxjerr nga dollapi bashke me varesen Fatmira na jep mundesine te fotografojme shenjat qe la nata e zeze e 12 shtatorit por ajo largon here pas here veshtrimin syte i mban nga dera se mos njeri nga femijet ngjitet lart. Fatmira i ruan nga syte e tyre per te mos i pare rrobat e te atit te gjakosura. Celesi eshte mbrojtja me e mire. Femijet i mban larg veshtrimit mbi kostumin. Sduhet ta shohin. Per Fatmiren eshte e kaluara dhe Kiri Rudina Azemi i vogel duhet te shohin perpara...
Ata qendrojne ne katin e pare ne dhomen e pritjes. Rudina kujdeset per qerasinat Kiri merr pultin e televizorit kurse Azemi i vogel shkon drejt kompjuterit...
Por duket se ata jane te shperqendruar. E ema Fatmira mundohet te nxjerre ndonje pretekst qe te dalin nga shtepia. Gruaja qe per ta u be edhe baba prej 12 vitesh mundohet te fshehe lotet teksa ngjitemi shkalleve prej derrase per ne dhomen e gjumit. Kthen koken pas se mos i vogli Azemi e ndjek hapave drejt asaj qe mban te fshehur prej kohesh. Nje ndjese qe duhet kerkuar per emocionet e shkaktuara por ajo behet e forte sepse jeta ia beri si detyrim teksa rriti tre jetime te vegjel. Nje heshtje qe pllakos shtepine e vogel ku edhe divanet dhe neonet kane ngjyren e qiellit...
Fatmira kjo eshte xhaketa qe veshi Azemi per here te fundit
Po. Me krijon nje ndjesi te keqe... hesht. Sdoja ta kujtoja ate nate qe u vra Azemi por ai smund te kaloje as ne heshtje. Kostumin e tij sic e sheh e mbaj ketu ne dhomen e gjumit. E kam te veshtire sepse sa here futem brenda me kujton momentin kur e vrane. E gjeta te gjakosur me trupin e shtrire per toke.
Me trego per ate moment...
Mbi Azemin ishte dredhur nje bresheri e pafund plumbash. Vrasesit kishin frike se nuk do te mund ta rrezonin dot. Kishin deshtuar edhe te tjera ndaj bresherite ishin te shumta mbi te. Mendonin se sdo te mund ta vrisnin. Plumbat i kishin care gjoksin. Doktoret fusnin pambuk qe ta mbushnin. E kishin qelluar me plumba plases. Po ashtu edhe koken e kishte te care. Mbi te ishin derdhur shume plumba. E gjeta te mbytur ne gjak.
Kostumi gri se pranon diten e vdekjes...
Ate dite veshi nje kostum qe e kishte shume per zemer ngjyre gri. Me nje kemishe boje qielli dhe kollaren e verdhe me vija te kaltra. Ishte merakli per veshjes sidomos kostumet blinte shpesh kryesisht tek nje dyqan afer Piaces por edhe kur ndodhej jashte shtetit. I shkonin pasi ishte i gjate dhe i mbushur.
Xhaketa duket se nuk eshte goditur krejt ndryshe nga kemisha...
Momentin e gjuajtjes e ka pasur xhaketen te pamberthyer dhe plumbat e kane marre ne gjoks. Prej plumbave sic e sheh kemisha eshte grisur ne pjesen e perparme kurse plumbat e tjere e kane goditur ne koke.
A i kane pare femijet
Jo. I kam mbajtur larg. Nuk dua qe ata te kujtojne te kaluaren e hidhur te vrasjes se te atit. Per ta ai eshte i gjalle. Dua ta mbajne mend te tille dhe jo duke i pare rrobat e gjakosura.
Po Azemi i vogel ka kuriozitet
Azemi tani eshte 11 vjec. Kur ishte i vogel kishte shume kuriozitet per te ditur per te atin qe ia vrane kur e mbaja ne bark. Me pyeste shpesh se si ishte babi Cfare i pelqente te bente Cfare deshirash kishte etj. Me mbyste me pyetje per Azemin. Por tani eshte i rritur dhe ka gjetur menyren me te mire per te mesuar per te atin.
Cila eshte ajo
I pelqen shume interneti. Ai futet shpesh dhe lexon per Azemin. Prej internetit ka mesuar gjithcka rreth te atit. E kuptoj menjehere kur ka lexuar per te pasi vjen i heshtur i menduar dhe do pak kohe qe te futet ne rrjedhen e bisedes ne shtepi.
Sot behen 12 vjet nga vrasja e Azemit. Cfare do te deshiroje ne kete pervjetor
Portretizimin e Azemit te derdhur ne bronz. Do te kisha deshire qe memoriali qe eshte aktualisht te shnderrohej ne dicka me simbolike. Kam pare jashte shtetit ne menyre te vecante ne Amerike qe ka portretizime te tilla. Ngjajne bukur ndryshe nga lapidaret besoj u ka ikur koha. Nje gje e tille do te ishte edhe perkujtim i demokracise. Ne nuk e kthejme dot te gjalle Azemin por te pakten nje memorial ndryshe ku te shikonim madheshtine e tij sic eshte bere edhe per Giovani Falconen ne Palermo apo per ish-Presidentin Kennedy ne Amerike apo ti vendosej emri i Azemit Qytetit Studenti. Ne kete vend ai i priu turmes se madhe per rrezimin e diktatures pikerisht nga kjo qyteze e cila po zgjerohet perdite e me shume.
Eumlshte nje projekt per ngritjen e bustit te Azemit ne qender te qytetit Bajram Curri. Si e konsideron ate
Ndiej vertete kenaqesi pasi gjeni i Azemit eshte pikerisht Tropoja. Ai atje u lind dhe u formua dhe me ate zone ishte i lidhur pazgjidhshmerisht. Edhe kur vendosem te jetonim ne Tirane Azemi shkonte shpesh ne Tropoje nuk rrinte dot pa ate pjese te jetes se tij. Atje eshte ende shtepia e tij eshte sikur Azemi te jete serish gjalle.
Megjithate prej me shume se dy vitesh eshte penguar vendosja e nje tjeter busti te Azemit tek parku Rinia ne qender te Tiranes. Cpo behet me shtatoren e tij
Eumlshte per te ardhur keq se si kryetari i bashkise Edi Rama e ka bllokuar prej me shume se dy vitesh vendosjen e bustit tek parku Rinia. Dhe kjo me pretekstin se nuk eshte miratuar ne Keshillin Bashkiak. Qeveria e PD-se dhe ne vecanti Ministria e Kultures vendosen per ngritjen e tij pikerisht ne kete vend. Eumlshte skulptori Hektor Dule qe ne nje moshe te thyer e gdhendi me mjeshteri por per fat te keq vepra e tij vazhdon te qendroje ne ambiente te hapura ku derdhet bronzi duke u prishur. Te pakten te na e sillnin ketu derisa te vendosej ne vendin e duhur. Madje nje dite z. Hektor me tha me keqardhje dhe i shqetesuar Do Zoti dhe nuk vdes pa u vene busti ne vendin e duhur...
Azemi i vogel Babin e lexoj por nuk e jetoj dot
Ende nuk kishte ardhur ne jete kur te atin ia moren pergjithmone. I vogel i conte cigare tek varri. I kishin thene se e pinte. Nje femije kureshtar qe reflekton qarte te atin qe ne pamje te pare. Nje kureshtar per te mesuar gjithcka rreth Azemit te madh. Dhe Azemi i vogel sot eshte 11 vjec i zoti te futet ne internet dhe te lexoje cdo varg qe shkruhet per te. E di qe babi eshte marre me politike se ka qene nje njeri i degjuar edhe jashte shtetit por qe ishte shume trim ndaj e vrane. Te mesuarit per te e ka bere me te heshtur me te mendueshem dhe pervec kohes qe luan me shoket futboll pjesen tjeter te dites e ben duke germuar per te atin ne internet. Por ai thote se e lexon por nuk e shijon dot...
Azem cpo ben ne kompjuter
Lexoj per futbollin shoh video te ndeshjeve me te mira pasi me pelqen shume sporti dhe dua te behem futbollist. E dua shume Ronaldinjon por edhe Kristiano Ronaldon.
Ndaj i ke blere gjithe keto atlete dhe bluza sporti
Po sepse une bej stervitje cdo dite dhe luaj me shoket cdo pasdite. Kur te rritem do behem nje futbollist shume i zoti dhe do te luaj jashte shtetit.
Po tani ne cfare klase je
Jam 11 vjec dhe sapo kam hyre ne klasen e 6-te ne Kolegjin Turk. Jam mire aty mesueset me duan shume dhe une bej cmos qe te mesoj.
Ti e di qe Kolegji Turk eshte paksa i shtrenjte kushton shume per te mesuar
Qesh Jo une nuk paguaj. Nuk me marrin leke. Mami me ka thene qe babi para se te ikte nga ne shkoi te regjistronte Rudinen atje dhe i takoi te gjithe tek Kolegji edhe Presidentin. Qe atehere mesuesit na duan dhe mamit nuk i marrin leke per shkollen time.
Mami me tha qe ti lexon per babin ne internet. Keshtu eshte
Po lexoj shume. Tani skam nevoje te pyes te tjeret per babin tim pasi jam rritur. Kam gjetur cdo gje per babin. Babin tim e lexoj gati cdo dite por nuk mundem qe ta kem prane.
Cfare ke lexuar per babin
Kam lexuar shkrime qe ka drejtuar studentet per te rrezuar njerezit e keqij nga pushteti dhe qe atehere hyri ne politike. Ka qene deputet shume here dhe qe nuk kishte frike ndaj ma vrane babin...
Neser sot ne shtepi do te vijne shoket dhe miqte e babit qe ta kujtojne. Do ti presesh
Po patjeter. Une dua qe te vije xhaxhi Saliu. Mami thote se me ka mbajtur ne krahe qe 3 muaj neper mitingje...
Kiri Qe 14 vjec me nenshtetesi franceze
Kiri me cfare merresh aktualisht
Kam perfunduar studimet ne Juridik por prej 3 vitesh merrem me nje lokal timin qe kam hapur ne Qytetin Studenti madje i kam vene emrin Blu kafe.
Kjo do te thote qe klientelen e ke me te djathte
Qesh Kryesisht po. Vijne shume demokrate dhe pine kafe ne lokalin tim por ka edhe te tjere.
Lokalin e ke ndertuar ne ate vend qe Azemi drejtoi levizjen studentore
Po. E kam ndertuar pikerisht ne sheshin Demokracia aty ku babi u vu ne krye te studenteve dhe me pas drejt marshimit te madh qe rrezoi diktaturen.
Merresh me lokal por jo me ate cfare ke studiuar jurisprudence. Pse
Kur vrane tim ate ne vitin 1998 jeta jone ishte ne rrezik pasi ishin ne pushtet socialistet. Mami im kishte merakun tim dhe te Rudines. Une sapo kisha perfunduar klasen e tete. Mami shkoi dhe takoi ambasadorin francez dhe i kerkoi mundesine e nje burse per mua qe te me largonte nga Shqiperia. Ambasadori u tregua shume i gatshem dhe me mundesoi falas nje burse ne Paris. Kur vajta atje bera edhe letrat nga ku munda te merrja edhe nenshtetesine franceze qe e kam edhe sot. Por pak para se te mbaroja shkollen atje u ktheva prane familjes pasi e gjykova si nje vendim te drejte. Kur erdha ketu studiova per Juridik por fakti qe merrem me lokalin momentalisht nuk do te thote se do te vonoj per te filluar pune si jurist qofte ketu apo ne France. Kjo i perket se ardhmes.
Rudina diplomatja e re qe synon Brukselin
Rudina kishe mundesi te qendroje ne Amerike pas studimeve atje per Marredhenie Nderkombetare
Po. Madje profesoret e mi u habiten qe une vendosa te kthehesha pas 8 vitesh ne Shqiperi pasi atje bera edhe kolegjin. Nje nga profesoret me tha teksa po kthehesha Cdo besh ne Shqiperi atje edhe sikur te gjesh pune sdo mund te paguash dot harxhimet qe bere ketu ne Nju Jork per shkollimin 8-vjecar. Kishte apo skishte te drejte une erdha ne Tirane per te ndertuar nje jete te re prane familjes dhe ne vendin tim.
Je ne pune aktualisht
Sapo u ktheva ne Tirane pak me shume se nje vit me pare ishte nje nga pervjetoret e babit dhe ne shtepine tone erdhi ish-ministri i Jashtem z. Lulzim Basha. Me pyeti per studimet qe sapo kisha perfunduar dhe cfare kisha deshire qe te punoja. I thashe se me pelqente diplomacia dhe se per ate kisha bere edhe studimet ne SHBA. Ai ishte interesuar dhe pas disa ditesh me thirri ne zyre dhe me ofroi pune si specialiste ne Drejtorine e Perfaqesimit te Shqiperise ne NATO prane Ministrise se Jashtme. Ne kete sektor vazhdoj te punoj edhe tani.
Cfare synon me tutje politiken si babai apo diplomacine
Me pelqen diplomacia dhe them se do ta ndjek edhe ne te ardhmen. Me pelqen qe nje dite te jem perfaqesuese ne Bruksel. Po mesoj qe te marr graden te bej masterin nderkohe qe ministri Meta me ka dhene prioritet.