E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reformat e munguara ne qeverisjen vendore

TIRANE- Dekretimi nga Presidenti i dates 8 maj 2011 per mbajtjen e zgjedhjeve vendore ne Shqiperi hap nje dritare te re debati politik e institucional. Pushteti vendor me gjithe peshen e tij te vogel kushtetuese ne raport me pushtetin qendror mbetet nje nga pushtetet me te fuqishme ne sistemin tone politik. Organizimi yne territorial dhe administrativ e ben pushtetin vendor shume me te rendesishem per qytetarin sesa vete pushteti politik. Qytetaret interesohen per qeverine parlamentin Presidentin por interesi i tyre ditor eshte toka prona taksat puna mesimi kujdesi shendetesor nxjerrja e dokumenteve identifikues uje-sjellesi ndihma sociale pensioni dhe te tjera sherbime te cilat realizohen nga pushteti lokal. Te zgjedhurit lokale banojne aty me qytetaret kane njohje personale jane produkt i zgjedhjeve direkte dhe keshtu kane nje marredhenie me specifike me qytetaret ndash zgjedhes sesa vete deputetet apo ministrat.

Problematika e pushtetit vendor eshte e madhe dhe e gjithanshme Shqiperia vuan nga modeli i centralizuar i pushtetit qeverisja qendrore ende ruan me fanatizem pushtetet qe duhet te jene lokale midis dy pushteteve ka me shume konkurrence politike e administrative sesa bashkepunim mbi te njejtin interes. Per ta bere me te thjeshte nje kryetar bashkie ne Itali Gjermani Poloni Hungari dhe sidomos ne SHBA ka kompetenca dy here me te medha sesa nje kryetar Bashkie ne Shqiperi. Ne krahasim te brendshem pushteti vendor i periudhes se republikes dhe monarkise shqiptare 1920-1939 ka pasur 1.5 here me shume pushtet real sesa modeli aktual 2010. Nese qeverisja qendrore emeron mesuesit mjeket nepunesit e taksave drejtuesit e ujesjellesit punonjesit sociale zyrtaret e sigurimeve dhe pensioneve etj kryetarit te njesise vendore i mbetet te merret vetem me gjelberimin kanalizimet dhe shoferin e tij. Ky eshte nje problem madhor qe kerkon zgjidhje te plote e te qendrueshme dhe qe duhej te ishte tematike kryesore e debatit politik dhe e axhendes parlamentare.
Aspekti i dyte lidhet me decentralizimin financiar. Praktikat e deritanishme sipas te cilave qeverisja qendrore percakton limitet baze te buxhetit vendor eshte demode dhe ne kundershtim me frymen kushtetuese. Decentralizim do te thote se vete njesia vendore percakton rregullat e taksave tatimeve investimeve publike ndihmes sociale etj natyrisht brenda kuadrit financiar kombetar. Se dyti eshte nje model qe aplikohet ne shume vende demokratike sipas te cilit njesia vendore me potenciale te medha ekonomike eshte perfituese e pare te ketyre burimeve. P.sh nese nje qytet ka miniere porte apo hidrocentrale prej te cilave perfiton i gjithe vendi me ligj duhet ti mundesohet atij qyteti te kete perfitim special prej kesaj pasurie. Modeli aktual sipas te cilit asete te tilla quhen publike dhe merren 100 nga qeverisja qendrore eshte abuziv shpreh nje mentalitet te vjeter dhe krijon padrejtesi sociale. Ja p.sh nje qytet i varfer si Bulqiza me mineralet e saj ze vend me rendesi ne eksportet e vendit por vete njesia vendore nuk perfiton asgje. Kjo reforme kerkon gjithashtu vullnet dhe analiza ekonomike bazuar ne nje konsensus te gjere parlamentar.

Aspekti i trete lidhet me organizimin vendor. Ne sot kemi disa dhjetera komuna qe ekzistojne ne kundershtim me ligjin nuk kane numer te mjaftueshem banoresh. Shteti harxhon para per administraten e tyre zgjedhjet atje jane fiktive nderkohe qe kemi njesi te tjera vendore me te njejtin trajtim edhe pse kane peshe e pergjegjesi 2-5 here me te madhe. Kemi dhjetera bashki te vogla shpesh vetem 10-20 pallate dhe rreth tyre fshatra ose njesi banimi qe konsiderohen territor komune. Koncepti i Bashkise duhet te jete me i gjere dhe nje shkrirje e qyteteve ndash bashki me komunat ngjitur do te ishte nje zgjidhje optimale me interes te dyanshem. Ministria e Brendshme duhet te propozoje ne qeveri shkurtime drastike te njesive vendore sipas kriterit ligjor te popullsise dhe lidhjeve gjeografike.
Me modelin e qeverisjes vendore lidhet edhe piramida e pushteteve vendore ne Shqiperi. Ne kemi nje model unik dhe jofunksional te organizimit vendor. Qytetaret votojne per kryetaret e njesive dhe keshillin qeveria emeron prefektin mbikeqyres ndaj njesive te zgjedhura dhe me nje model perfaqesimi joreal mbajme ne kembe institucionin e keshillit te Rrethit. Nga tre pushtete vendore vetem kryetaret e njesise zgjidhen dy te tjerat jane produkte politike. Ekzistenca e kesaj piramide vetem sa e burokratizon qeverisjen vendore krijon hallka shtese ngadaleson proceset nxit rivalitetin politik e ligjor si dhe krijojne pengesa per qytetaret te cileve u kerkohen me shume firma me shume komisione me shume procedura. Shume vende te tjera kane sistem me te thjeshte kryetar Bashkie keshill dhe nje autoritet qendror te votuar dhe me kompetenca te medha guvernatori ne SHBA. Mbreteria e Zogut e zgjidhi kete me nje kryetar bashkie dhe nje prefekt te forte kurse modeli aktual tek ne si nje bashkim hibrid institucionesh mbetet nje model i deshtuar.
Reforma thelbesore administrative kerkohen edhe ne aspekte te tjera te qeverisjes lokale sic jane raportet midis administrates politike dhe civile midis bashkive te medha dhe atyre te vogla midis Bashkise Tirane dhe minibashkive midis komunave te medha e te vogla midis njesive vendore qe zgjerohen me banore dhe atyre qe braktisen prej tyre midis kryetareve te njesive vendore dhe keshillave bashkiake e komunale etj. Te gjitha jane tema te rendesishme jane pjese e nje analize dhe mentaliteti afatgjate nuk mund te jene ceshtje partiake shprehin frymen kushtetuese ne sistemin tone politik dhe si te tilla kerkojne drafte konkrete nga ministria e Brendshme qeveria konsensus parlamentar dhe zbatim sa me te shpejte praktik. Nese humbasim shansin e reformes perpara vitit 2011 atehere do te jemi peng i mungeses se reformes edhe 4 vite te tjera gje qe do te sjelle kosto negative per qytetaret vete institucionet vendore sistemin politik dhe besimin e qytetareve tek demokracia funksionale.

G.SH/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›