E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritë mbi Vendet e Ulëta

Dikujt mund t'i duket se holandezët nuk kanë diçka në kinema me të cilën mund të mburren, por e vërteta është krejt e kundërta. Shihemi tek "Marubi", 18-23 shtator!


Çfarë dimë ne për kinemanë holandeze? Jo shumë, besoj. Bile edhe ata që shkojnë në kinema në Ballkan. Ata që kanë ndjekur kinemanë në vitet '70 dhe '80, nuk kanë patur mundësi të shikojnë larminë e filmit holandez. Shumë prej nesh njohin disa filma të regjisorit Paul Verhoeven, prodhime amerikane si "Basic


Instict", "RoboCop", "Showgirls", "Starship Troopers", por nuk njohim krijimtarinë e tij në Holandë si filmi "Soldaat van Oranje" (Soldier of orange 1977), si filmi më i mirë holandez.
Personi i dytë i njohur nga kinemaja holandeze është e ëmbla Silvia Kristel. Pjesa tjetër për ne është një vrimë e zezë.


Ata që në Ballkan ndjekin kinemanë, edhe sot nuk kanë shumë mundësi të zgjerojnë njohuritë e tyre me kinemanë holandeze, një vend me 16.5 milionë banorë e me një prodhim prej 16-20 filma artistikë në vit, e duzina dokumentarë e filma të shkurtër të mrekullueshëm.


Dikujt mund t'i duket se holandezët nuk kanë diçka në kinema me të cilën mund të mburren, por e vërteta është krejt e kundërta. Le të shikojmë disa të dhëna.


Mbas Oscarit (1958) për dokumentaristin Bert Hanstra, i cili ka hyrë në enciklopedinë botërore të filmit, me filmin e tij të famshëm GLAS, në vitin 1987, regjisori Fons
Rademakers merr një Oskar për filmin e tij "De Aanslag", që gjithashtu fitoi një Golden Globe. Dy vite më parë, producentja holandeze, Cilia van Dijk, mori një tjetër Oskar për një film vizatimor "Ana and Bella".


Një lajm i papritur e i gëzueshëm ishte në vitet '90, kur brenda një kohe të shkurtër holandezët morën një tjetër Oscar në vitin 1996 për filmin artistik "Antoni", me regji të Marleen Gorris dhe dy vite më vonë për filmin "Karakter", me regji të Mike van Diem.


Spektatori i qyteteve të mëdha mund të ketë patur mundësi t'i shikojë në projeksione të veçanta, por prodhimet e reja janë totalisht të panjohura. Çuditërisht, prodhimi i filmave është shumë i pasur dhe i veçantë.


Disa nga filmat që ne po i sjellim me këtë program kanë fituar çmime si në Berlin, Locarno, Rotterdam, Venecia, si edhe në Kanë.
Ajo që është intriguese për mua është që të sjell tek njerëzit shpirtin e një vendi nëpërmjet kinemasë.


Në programin tonë ne do të sjellim filma shumë interesantë, dokumentarë dhe filma të shkurtër, të cilët mund të konsiderohen tipikë holandezë, duke filluar nga ajo që
është me e dukshme si peizazhi apo Amsterdami shumëngjyrësh për atë që është esëll akoma, dialogje minimaliste, dramë me të papritura në mes.


Filmat janë shumë komunikues, duke ngritur pyetje për të gjithë ne, duke na bërë të mendohemi e rimendohemi për nevojat tona. Në të njëjtën kohë ata janë të këndshëm, zbavitës dhe të ngrenë humorin.


Rada Sesic - kuratore, regjisore kroato-bosnjake/holandeze. Është kritike e filmit si dhe kuratore e programeve për Festivalin e Rotterdamit dhe IDFA, si edhe për Festivalin e Sarajevës dhe Festivalin e Keralës (Indi). Është regjisore e disa filmave të shkurtër dhe dokumentarë. Bashkëpunëtore me Institutin Holandez të Edukimit të Filmit.


Politika e Holland Filmi-t


Programi që hedh dritë mbi kinemanë e Vendeve të Ulëta, është një rezultat i bashkëpunimit të Holland Film-it me Fondin Holandez të Filmit.


Këta janë përfaqësuesit zyrtarë të shpërndarjes dhe promovimit të filmit holandez në botë, të cilët falë mbështetjes së përfaqësisë diplomatike holandeze në Tiranë, bëjnë të mundur, nga 18-23 shtator, shfaqjen e kësaj kinemaje në Akademinë e Filmit dhe të Multimedias "Marubi" në Tiranë.


Holland Film është një organizëm i mbështetur nga fonde publike dhe disa donatorë privatë mundësojnë një larmi shërbimesh për kineastët dhe producentët holandezë, me qëllimin për të bërë më të prekshëm dhe më të parë filmin holandez nëpër botë.


Është i përfshirë në çdo hap pas prodhimit kinematografik holandez, që fillon me përzgjedhjen e tij për në festivale të rëndësishme, si dhe promovimin e filmit në tregun ndërkombëtar. Në këtë mënyrë furnizon me informacion botën e filmit, me të rejat më të fundit në lidhje me industrinë e filmit holandez.


Gjithashtu vepron si përfaqësuesi zyrtar për përzgjedhjen e filmit më të mirë holandez në seksionin e filmit më të mirë në gjuhë të huaj, pranë Akademisë së Filmit Artit dhe Shkencës.


Që prej vitit 1997, Holland Film si dhe organizma promovues të vendeve evropiane kanë themeluar EUROPEAN FILM PROMOTION (E.F.P.) Në të njëjtën kohë kjo shoqatë është forcuar shumë dhe sot ajo numëron 28 anëtarë, të gjitha organizata kombëtare promovuese Evropiane si Holland Film. Qëllimi I E.F.P. është të promovojë filmin evropian në të gjithë botën.


Duke bashkuar forcat mund të arrihen më shumë rezultate se sa mund të bëjë një organizatë e vetme. E.F.P. ka filluar promovimin e talenteve të rinj me nismën e saj që në festivalin e Berlinit dhe Torontos, e quajtur "Yjet e Kinemasë" dhe ka hedhur hapat e saj të parë në Azi me një panel filmash evropianë duke i paraqitur ata në festivalin e Pusanit.


"Producentët në Lëvizje" është një nismë tjetër e krijuar për t'u ardhur në ndihmë kineastëve të rinj, që ata të kenë mundësi të gjejnë rrugën e tyre për në festivalin e Kanës, si dhe shumë aktivitete të tjera.


Revista vjetore e Filmit Holandez jep një vështrim për prodhimin e filmit holandez, dokumentarit, filmit të shkurtër, filmit vizatimor dhe eksperimental. Kjo revistë përdoret gjerësisht nga organizatorët e festivaleve, distributorë dhe gazetarë. Për lajmet më të fundit nga industria e filmit në Holandë dhe për të parë se "Kush është Kush".


 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›