E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritehijet e tregut arsimor universitar

1. Barazi apo mobilitet social

Kam pershtypjen se ka nje impostim per te mos thene nje vizion te gabuar ne perqasjen dhe politikat universitare ne Shqiperi. Thelbin e ketij gabimi e perben ideja se shkollimi eshte nje instrument per arritjen e barazise sociale. Si nje institucion i rendesishem i shoqerise shkolla dhe arsimi duhet ne fakt te nxisin pabarazine dhe mobilitetin social te te rinjve. Keto institucione duhet ta pergatisin brezin e ri te instalohet ne ata sektore te shoqerise per te cilet secili ka zhvilluar aftesite dhe kryer investimet perkatese. Shkolla u krijon te rinjve mundesi te barabarta per te mbetur te pabarabarte. Ky mision i shkolles nuk eshte nje trend i epokes se globalizimit por nje tipar i te gjitha koherave. Nuk eshte as nje pikepamje kontraversiale por thjesht nje dinamizem social. Vizioni populist mbi rolin e shkolles ne Shqiperi nuk ka mbetur ne kufijte e nje perqasjeje teorike. Ky vizion po u imponohet zhvillimeve arsimore dhe vitet e fundit ka pushtuar arsimin e larte. Madje edhe duke ushtruar ndaj universiteteve nje trysni te jashtme jo arsimore por politike qe demton cilesine universitare dhe konkurrencen midis arsimit universitar publik dhe privat. Kjo trysni ushtrohet kryesisht ndaj universiteteve publike por ne menyre te terthorte ajo ndikon edhe ne cilesine e atyre private. Ne kete menyre e mira publike qe krijohet nga te dy sektoret universitare publik dhe privat demtohet njelloj ne cilesine e saj.

2. Studentet si oferte dhe kerkese ne tregun arsimor

Shqiperia ka arritur vertet tregues te mburrshem ne thithjen e rinise ne arsimin e mesem dhe te larte. Por kjo ndodh me kosto mjaft te larte arsimore sociale dhe kombetare procedurat e pranimit ne universitet po banalizohen. Arsimimi eshte nje gare ne te cilin mund te hyje kushdo por nuk mund ta fitojne te gjithe. Arsimi universitar dhe me tej eshte nje gare vrapimi me pengesa. Sa me shume qe ngjitemi ne nivel aq me te larta duhet te jene pengesat.

Tregu i sherbimeve arsimore ne Shqiperi nuk funksionon ne baze te kerkeses dhe ofertes. Studentet qe konkurrojne per te ndjekur arsimin universitar perbejne kerkesen ne treg ndersa trupat mesimdhenese dhe cilesia e njohurive shkencore oferten ndaj kesaj kerkese. Aktualisht kerkesa e madhe me cilesi te ulet ndikon ne dobesimin e cilesise se ofertes akademike. Ne kushtet kur ulja e kerkeses dhe rritja e cilesise se saj eshte pothuajse e pamundur per shkak te manise masivizuese te arsimit universitar i vetmi mekanizem prej nga mund te kapemi eshte pasurimi i ofertes. Kjo mund te realizohet nese do te aplikohen standarde te rrepta te patolerueshme per cilesine e trupave mesimdhenese. Departamentet si njesi-mesimdhenese e kerkimore nuk mund te ligjerohen pa pasur pedagoge te standardeve perendimore. Nese zbatojme kete kriter dhe bejme nje inventar fjala vjen te profesoreve apo doktoreve te shkencave do te na rezultoje se nuk i kemi kapacitetet per te pasur as kete numer universitetesh as kete numer studentesh as kete numer pedagogesh qe kemi sot. Heqja e monopolit te sherbimeve arsimore universitare nepermjet liberalizimit dhe funksionimit te universiteteve private eshte nje nga arritjet me fisnike ne Shqiperi. Por liberalizimi duhet te nxjerre jashte tregut ato universitete qe ofrojne sherbime arsimore pa standarde. Universitetet si operatore te tregut arsimor qofshin ato publike ose private duhet te shesin sherbimin pra dijet shkencore jo thjesht produktin e tij pra diplomat. Pra ne kete perspektive mania e masivizimit te arsimit universitar publik nepermjet pranimit pa kriter dhe pertej kapaciteteve logjistike dhe mesimdhenese ka ulur ndjeshem cilesine e pranimeve ne universitet.

Por studentet qe pranohen ne universitete ne ato publiket dhe privatet perbejne ne raport me numrin e nxenesve qe mbarojne shkollen e mesme oferten publike ndaj kerkeses se ketyre te fundit per shkollim universitar. Pra ne kete stad studentet nga kerkese shnderrohen ne oferte. Sa me shume qe rritet kjo oferte aq me shume ulet cilesia e kerkeses per dije ne nivelet e tjera te shkollimit. Por oferta ofrohet nga te dy sektoret publiku dhe privati. Sa me shume qe publiku i cili konkurron ende me prestigjin dhe imazhin ne fakt me kujtimet e tyre rrit oferten aq me shume demton oferten e sektorit privat i cili aktualisht konkurron me burimet me te shumta dhe cilesine e kerkeses per arsimim. Per pasoje produktet arsimore qe krijohen do te jene nje e mire publike jo cilesore dhe pa nje fuqi te ardhshme tregu. E njejta prishje e konkurrences do te ndodhe ne te ardhmen e afert me produktet e tregut arsimor te diplomuarit. Fuqia ne treg e diplomave mbeshtetur ne cilesine e tyre do te bjere dhe do te zevendesohet nga nepotizmi politizimi praktikat korruptive etj. te cilat jane tipare jo te nje shoqerie meritokratike por klienteliste.

I njejti skenar mund te hipotetizohet edhe per tregun e arsimit universitar te niveleve te tjera masterat profesionale dhe shkencore. Prej disa kohesh ndaj universiteteve publike po ushtrohet nje trysni jashtearsimore per rritjen ndoshta edhe si nje hap i pare drejt liberalizimit te kuotave per masterat shkencore dhe profesionale. Thene hapur kjo trysni synon te imponoje kalimin ne keto programe te te gjithe studenteve qe perfundojne studimet trevjecare pa u kushtezuar nga performanca. Pra ky rekomandim politik vendos shenjen e barazimit midis studenteve qe performojne kenaqshem dhe atyre qe performojne dobet. Nese do te zbatohet sic ka te ngjare te ndodhe nese trysnia politike nga lart do te rritet dhe kompensohet edhe nga trysnia nga poshte prej studenteve shoh dy rreziqe uljen e cilesise se mesim-nxenies ne universitet dhe shtrirjen e kesaj prirjeje edhe per nivelet e tjera te shkollimit universitar. Mobiliteti social i individeve ne nje shoqeri me prestigj meritokratik nuk mund te realizohet nese nuk ligjerohen disa pengesa te mbeshtetura ne performancen. I vetmi filter qe duhet te funksionoje ne procedurat universitare eshte performanca e studentit ose cilesia e produktit arsimor. Pra arritja e nje mesatareje te caktuar nese flasim me gjuhen tradicionale jo ekonomike eshte kusht per te hyre ne programet pas BA. Ndersa shtrirja e kesaj logjike me vone ndoshta edhe praktike ne nivelet e tjera te shkollimit universitar mund te sjelle komprometimin e kualifikimit te metejshem te atyre qe meritojne te kualifikohen nepermjet standardeve pra uljen e cilesise se kerkeses dhe presionit te saj mbi oferten e masterave. Une po perpiqem te bind veten se eshte e drejte logjika e masivizimit te masterave. Por duke u perpjekur per kete me lindin pyetjet Pse duhet te kufizohemi ne masivizimin edhe te doktoratures Pra lehtesia me te cilen laureatet e sistemit trevjecar behen master profesionale ose shkencore pse te mos shtrihet edhe ne kalimin nga master shkencor ne doktor shkencash Pastaj nga doktore ne profesore te asociuar Mandej nga profesore ne akademike Nese pengesat nuk vendosen brenda sistemit universitar pse duhet te funksionojne midis tij dhe niveleve te tjera te shkollimit ose brenda tyre

Ideja e renditjes se universiteteve mund te sherbeje si nje rregullator tregu. Por jo i mjaftueshem. Nuk kemi asnje garanci te plote se renditja nuk do te ndikohet nga faktore jashte tregut arsimor. Nga ana tjeter demtimet ne treg mund te jene te tilla saqe renditja edhe pse meritokratike mund ti riparoje ato vetem pjeserisht.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›