E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e re e Rames dhe strategjia e vjeter e Berishes

Oferta e re e kryetarit te opozites Edi Rama i hapi rrugen zgjidhjes se nje krize thuajse te pashprese. Pas deshtimit te misionit te eurodeputeteve dhe prezantimit te Shqiperise ne 9 nentor me ngerc politik te pazgjidhur dukej e larget dita e marreveshjes aq sa filloi te diskutohej si do te arrihej ne zgjedhjet lokale pa reforme zgjedhore me opoziten ne prag te bojkotimit. Gjithcka ndryshoi me ate qe Rama e quajti oferte te re. Nuk kerkohet me hapja e kutive qe ishte pika ku ngecen te gjithe negociatoret kerkohen vetem kutite e materialeve zgjedhore dhe krijimi i komisionit hetimor ne baze te rregullores se Kuvendit me shumicen dhe drejtimin e propozuesve pra opozitareve.

Aq sa u duk e papritur oferta e opozites duket e papritur heshtja e maxhorances. Nuk ka pasur asnje reagim pozitiv nga Kryeministri qe u mjaftua vetem me kerkesen qe oferta te shkoje si propozim ne Kuvend. Pas me shume se nje viti krize gjate te cilit maxhoranca akuzonte opoziten per bllokimin e jetes normale politike pritej qe Kryeministri te tregonte gatishmerine per te filluar te pakten bisedimet mes kryetareve te grupeve si ato qe u lane ne mes muaj me pare. Heshtja e Berishes qe imponon heshtjen e gjithe faktoreve te maxhorances tregon se ka dicka qe nuk i pelqen forcave ne pushtet. Keto shkaqe mund te kerkohen tek arsyet e terheqjes se Rames por edhe tek zgjedhjet e ardhshme lokale.

Terheqja e Rames eshte mbeshtjelle me nje argument shume te besueshem sic eshte progresndash raporti i Komisionit Europian qe fajeson te dyja palet per ngercin politik. Ky mund te ishte nje argument i mjaftueshem nese me perpara nuk do te ishte takimi i lidereve te opozites qe konkludoi me deklaraten kercenuese te Ngjeles per protesta si te Dukatit pra per mosbindje civile. Ne kete kontekst oferta e Rames duket se ka dale vetem nga zyra e tij pasi nuk eshte diskutuar ne tryezen e opozites apo ne forumet e PS-se. Nje tjeter faktor i rendesishem qe mund ta kete shtyre Ramen drejt ofertes eshte mosperseritja e precedenteve te dy pale zgjedhjeve qe jane bere me Kryeminister Berishen lokalet e 2007-es dhe te pergjithshmet e 2009-es. Ne te dyja opozita hezitoi per te marre pjese dhe hyri ne fushate rreth 1 muaj pas partise ne pushtet. Rreziku i nje fushate te pamjaftueshme ne keto zgjedhje per Ramen mund te sillte nje rezultat fatal per karrieren e tij politike. Per kete arsye eshte e shpjegueshme nje sakrifice ne kerkesen per fletet e votimit per te qene ne kohe per reformen zgjedhore. Sic e shpjegon dhe ne letren derguar ambasadoreve Rama nuk do nje Kod te mire ne leter por nje Kod qe te reflektoje konkretisht problemet e zgjedhjeve te meparshme. Pikerisht per kete arsye nevojitet komisioni hetimor qe edhe duke pasur vetem materialet zgjedhore ne dore mund te evidentoje shkelje dhe te penalizoje autore. Nje nga arsyet qe mund ta kete shkaktuar terheqjen e Rames mund te jete edhe ndryshimi i strategjise se tij politike qe ka filluar qe nga dasma. Qe nga ajo dite Rama nuk eshte politikani - apolitik qe shfaqej ne pamje dhe ne sjelljen perjashtuese ndaj gjithe faktoreve politike. Ai u ul dy here ne tryeze me Berishen per ta sfiduar ne debate premtoi me shume demokraci brenda partise ne mbledhjen e fundit te Asamblese ku fajesoi veten per kufizim te lirive. Te gjitha keto levizje po krijojne idene e ndryshimit te Rames dhe mund te kene efekt pozitiv brenda dhe jashte vendit.

Pikerisht me keto duket se nuk eshte dakord Berisha. Deri perpara ofertes se Rames ai ishte i bindur se do te kishte nje opozite te papergatitur ne zgjedhjet lokale te majit nje situate bojkoti qe fajesonte opoziten dhe mbi te gjitha nje lider apolitik dhe perjashtues qe krijonte ndarje dhe pakenaqesi brenda partise. Por qendrimi refuzues i Berishes ve ne dyshim edhe gatishmerine e tij per hetimin e zgjedhjeve te realizuara prej tij dhe qe e mbajten ne pushtet. Nese deri dje ishte kapur tek gjykatat sot mund te shpjegoje vetem vullnetin politik. Nese nuk ekziston ky atehere Kryeministri ose nuk eshte i interesuar per hetimin e zgjedhjeve ose nuk eshte i interesuar per zhbllokimin e situates politike per ti dhene kohe opozites te pergatitet per zgjedhjet lokale. Per me teper pas pergjigjeve te Brukselit me 8 dhe 9 nentor presioni nderkombetar nuk e ka me vleren e muajve te meparshem. Madje Kryeministri pasi lexoi progresndashraportin u angazhua ta kontestoje ate. Ndersa Berisha shkon ne Bruksel per te kontestuar Komisionin Europian Rama nga Tirana po e lexon mire. Ne reflektimin e Rames mungon vetem adresa e Presidentit i cili nese ftohet nga njera pale mund te jete i vetmi faktor qe mund ti ule palet per marreveshje ne mungese te nderkombetareve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›