E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot protesta para dyerve te Kryeministrise

Reagimi

Grupimi i Reagimit Qytetar do te protestoje sot perpara Kryeministrise kunder vendimit te qeverise per importin e mbetjeve. Grupimi i Reagimit Qytetar i ka bere apel qeverise dhe pushtetit vendor qe te perfshihet ne nje fushate kombetare apo lokale per te pastruar Shqiperine nga plehrat.
Ministria e Mjedisit ka njoftuar se behet fjale per lende te pare per industrine ricikluese qe mund te largoje 6000 ton mbeturina ne muaj dhe nuk behet fjale per import plehrash. Ne jemi ketu qe tju ftojme te bashkoheni neser ne tubimin tone ne oren 1100 para Kryeministrise per ti kerkuar Kryeministrit te ketij vendi qe te plotesoje sa me pare dhe ne menyre sa me te plote kuadrin ligjor dhe nenligjor per importin e mbetjeve. Ne duhet te kemi nje kuader ligjor dhe nje infrastrukture te plote per importimin e mbetjeve konform standardeve te BE-s - u shpreh Lavdosh Feruni kreu i Reagimit Qytetar. Perfaqesues te ketij grupimi kane deklaruar se qeveria duhet te plotesoje kuadrin ligjor per importin e ketyre lendeve me qellim ruajtjen e mjedisit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›