Dritëhijet e vitit 2009 në diplomacinë e shtetit më të ri ballkanik
Në atmosferen e pergjithshme të fundvitit, gjdo institucion, organizatë, shoqatë, familje madje edhe individ, ulet për të bërë llogaritjet e vitit që shkoj, dhe pasi të kenë vlersuar gjithqka dhe gjdo gjë, sjellin edhe perfundimin për sukseset dhe deshtimet e 12 muajve të shkuar. Në këtë mes, diplomacia Kosovare është organi shteterore më i pa suksesshëm. Ministria e Jashtme e Kosovës, u paralizua teresisht me punen e vet duke u koncentruar në vetkënaqësinë që guxoj tia dhuroj vehtes me rastin e antarsimit të Kosovës në Banken Boterore dhe Fondin Monetarë Ndërkombëtarë, gjë që nuk u bë për shkak të suksesit të kësaj ministria, apo edhe institucioneve të Republikës së Kosovës, por që u arrit me angazhimin prej buldozeri të SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera mike. Procesi i njohjes së pamvarsisë së Kosovës, i cili duhet përseritur prap, nënkupton matematikë të thjeshtë, pra qështje të rritjes së numrit të vëndeve që e njohin Kosovën, gati sa u paralizua, dhe vëndet që gjat vitit 2009 që e kan njohur shtetin më të ri në botë mund të numërohen në gishtat e një dore. Duhet thënë se edhe ato vënde që e njohën Kosovën, nuk e bënë këtë gjë nga puna e mirë e ministrisë, por nga nxitja e faktorve të ndryshëm nderkombëtarë diplomatik, Bexhet Pacollit, apo edhe diasporës Shqipëtare jasht vëndit që nuk la gur pa lëkundur derisa për shembull cyti Zelanden e Re që ta njoh Kosovën, apo edhe takimet e pafundme që po këta njerëz i bënë në qeverinë e Skocisë dhe Britanisë së Madhe, për ti kerkuar Republikës së Malavit (vënd që Skocia e sponzorizon për të dalë nga deshperimi ekonomik) njohjen e Kosovës.Në këtë ministri, qysh në start të punës së tyre e kan pranuar ngathtësinë, dhe deshtimin si formë e punës së tyre, kur ministri Skënder Hyseni i ka dhënë vehtes liri pesë vjeqare derisa Kosova të pranohet në OKB. Gjdo shtet i ri duhet të shikoj të ardhmen me perparësi dhe pa pengesa, e pesë vjetori i paracaktuar nga zotri Hyseni është gabim trashanik sepse në procesin e integrimeve që po kalon Ballkani, ku Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia hoqen vizat për në BE, dhe Shqipëria e Bosna e Hercegovina jan në fazen përfundimtare, Kosova po mbetet jo vetem delja e zezë, por edhe gropa e deshtuar e politikave të deshtuara.Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, poashtu nuk arriti që të bëj as edhe një hap të vetëm në propagandimin nderkombetarë të Kosovës, kurse perfaqesimi i delegacionit të Kosovës në gjykatën e Hagës, u cilesua nga shum njohës të së drejtës nderkombetare si “një paraqitje e qullur e disa kryetitujve të gazetave, pa lidhje të mirfillt organike, dhe strukturo legale”. Një konstatim i tillë u bë nga pjestarët e ekipit ligjorë të “Amnesty International” gjat një seminari shkencorë në Universitetin e Oksfordit me datë 20 12 2009 ku morri pjesë edhe autori. Sipas po të njëjtit konstatim, fatmiresisht ishte paraqitja e fortë e shteteve në favor të Kosovës që solli argumenta të mirëfillta dhe të strukturuara mirë, si psh, Shqipëria me paraqitjen e vet mbeshtetur në të drejtën humanitare, Austria me paraqitjen e vet bazuar në të drejten e popujve për liri. Kroacia, me paraqitjen e vet me argumentat nga shkatrrimi i ish RSFJ-së, ShBA-të me paraqitjen e strukturës së forcës si mjet për ardhjen deri te qellimi, që ndikuan që paraqitja në emër të Kosovës të shihet katërcipërisht si e fortë dhe e mbeshtetur në konkluzione pozitive.Në këtë mes, nuk duhet lënë pa e fajsuar edhe diplomacinë e Shqipërisë e cila, qështjen e Kosovës disi e ka vënë prapa shpine, ndersa koncentrohet në ndreqjen e marrëdhënjeve me Serbinë, gjë që treguan takimet e disahershme të Ministrit të Jashtëm Shipëtarë me Vuk Jeremiqin si dhe gatishmeria e tij për të vizituar Beogradin. Ndryshe nga Shqipëria e Enver Hoxhës që me 1960 sponzorizoj hyrjen e Republikës Popullore të Kinës në OKB, kësaj rradhe edhepse pjesë të një kombi Shqipëria, po bën luftë shum të dobët diplomatike për të rritur numrin e njohjeve të Kosovës.Kështu pra, neqoftë se Ministria e Jashtme e Kosovës, do të bëj bilancin e mirfillt të punës një vjeqare, atëëher ky institucion duhet ti pranoj gabimet e veta, dhe të punoj shum më shum që ti përmiresoj ato, sepse pikerisht nga puna e tyre varet edhe suksesi nderkombëtarë i Kosovës....