Perversiteti i opozitës – jepet urdhër për shkuljen e zbukurimeve të festave
Në këtë fundvit, njësitet guerrile të haxhiqamilit s’ndalen në përpjekjet për shkatërrimin e imazhit të shqiptarëve. Me bashkinë e Elbasanit, e cila ka internuar në periferi të qytetit pemën e Krishtlindjeve, të vendosur në qendër të qytetit, ka nisur zbatimi i strategjisë së Edvinit për të prishur ku të mundet atmosferën e festave, jo vetëm me shkuljen e pemëve të festave, por edhe të të gjitha zbukurimeve, të vendosura me nismën personale të qytetarëve Kriza e lidershipit të Partisë Socialiste është transferuar edhe tek drejtuesit vendorë socialistë. Kur e gjithë bota feston dhe përcjell urimet më të sinqerta me rastin e festave të fundvitit, lidershipi i Partisë Socialiste, një nga eksponentët më apolitik në vend, ka urdhëruar të gjithë drejtuesit vendorë socialiste që të ngujohen në zi totale dhe të mos marrin asnjë masë zbukurimi për qytetet me rastin e festave të fund vitit. Duke iu drejtuar me një shkresë zyrtare njësive vendore socialiste, Edvini thekson se “ashtu sikurse edhe Tirana nuk ka festë, harmoni, gëzim, çdo njësi vendore e drejtuar prej nesh, nuk do të zbukurohet dhe as nuk do merremi me mbledhjen apo kultivimin e pemëve të Vitit të Ri, pasi buxheti ynë është në krizë dhe për këtë përgjegjëse është qeveria”....Sikurse edhe jemi mësuar tashmë, Tirana nuk ka asnjë dekor zbukurimi, nuk ka as edhe një pemë festive, ashtu si simotrat e saj evropiane, që të simbolizojë një eveniment të rëndësishëm siç është ndërrimi i viteve, por është ndryshkur dhe pluhurosur në zi dhe krizë të ethshme. E gjithçka e gatuar dhe që dëmton interesat e taksapaguesve kryeqytetas lidhet me protestat e kryebashkiakëve socialistë sipas pakënaqësive personale të Edvin Ramës dhe klanit malavit në kryesinë e Partisë Socialiste, duke spekuluar me alarme false se buxhetet e njësive vendore janë bosh dhe në krizë të plotë, në një kohë kur qeveria jo vetëm ka 15 fishuar grantet, por i kushtuar një lehtësi të jashtëzakonshme në financimin e investimeve dhe mbrojtjen e biznesit të vogël. Pasi dështoi me protestat popullore, Edi Krizë Rama, menjëherë pas tyre, mendoi të keqpërdorë drejtuesit vendorë socialistë, të cilët porsa kohë i ka në dorë, po i vë në shërbim të interesit megaloman dhe kleptokratik të cilin e ka kultivuar nga Bashkia e Tiranës e deri në postin më të lartë drejtues në parti. Si pa të keq, Edvini, përshkallëzon qëndrimin dhe i bie kambanave të alarmit se vendi po vuan një krizë të rëndë ekonomike dhe si për të perifrazuar refrenin e tij të plakur, ka urdhëruar të gjitha njësitë vendore në të gjithë Shqipërinë që të mos marrin asnjë masë zbukuruese nëpër qytete, madje edhe ato që e kanë bërë një gjë të tillë, menjëherë të rrëzojnë pemën e vitit të ri dhe të heqin dekoret zbukuruese. Kjo situatë e trishtë dhe e mjerë për një drejtues vendor apo qoftë edhe politik ka ndodhur fillimisht në Bashkinë e Elbasanit, ku pema e vitit të ri e vendosur në bulevardin qëndror është hequr dje me urdhër të Qazim Sejdinit. Më pas është vepruar duke çmontuar dritat zbukuruese dhe më andej çdo dekor që simbolizon atmosferë festive dhe gëzim. Por, urdhri i Edvin Krizë Ramës për të kthyer Shqipërinë në zi, nuk është ndalur këtu. Sipas informacioneve zyrtare, zia ka marrë dhenë edhe në disa qytete të tjera, ose më saktë në të gjitha njësitë e drejtuara nga socialistë. Pas Elbasanit, ferrit i është kthyer edhe Fieri, Vlora, Gjirokastra e Korça. është fare e qartë, një njeri që nuk ka gëzim dhe harmoni në familjen e tij, të cilën e ka katandisur si mos më keq, nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Deri në këtë pikë veprimet paranojake të Edvin Krizë Ramës janë të justifikuara, ashtu siç mund t’i justifikohen një fatkeqi dhe një ditëziu që përveç vuajtjeve dhe lëndimeve ditë të bardha nuk ka njohur....