E Shtunë, 31 Tetor 2026

Loja me absurdin - filozofia e Adolf Hitlerit

Adolf Hitleri kishte vendosur të vetëvritej, por në të njëjtën kohë  kishte vendosur edhe  të martohej. Dasma do të bëhej më 29 prill 1945, ndërsa vetëvrasja do të ndodhte një ditë më pas, në 30 prill. Gjendja në Kancelari ishte e rënduar dhe alarmante. Askush nuk e kishte jetën të sigurt. Vendimi i Hitlerit: edhe të martohej edhe të vetëvritej dukej absurd. Vendime të tilla dinte të merrte vetëm ai. Të tjerët nuk thoshin dot as “po”, as “jo”. Bashkë me të do të vetëvritej edhe nusja, e tij, Eva Braun. Hitleri ishte 56 vjeç, ndërsa Eva vetëm 33 vjeç. Pas martesës që të dy do të shkonin në varr, (por a do të kishte varr për ta vallë?) Dy ditë më parë, Adolf Hitleri, kishte vrarë qenin e tij, Blondin. Ai nuk kishte pasur fëmijë dhe qeni i dukej si pjella e vet. Nuk dëshironte ta linte gjallë, kur vetë ai Furheri do të vdiste. Nuk kishte asnjë dëshirë të linte gjallë as Eva Braun. Për Hitlerin të gjithë njerëzit kishin vlerën e një qeni. Gjatë luftës së tij ai zhduku nga planeti 14 milionë njerëz. Eva Braun do të ishte njëri prej tyre.Vetëvrasja- shpresa e vetme e Hitlerit/Vetëvrasja ishte përgatitur deri në detajet më të imta, që askush prej tyre të mos mbetej gjallë. E para do të pinte pilulën e cianidit Eva Braun, (Hitlerit i duhej të bindej për këtë), pas saj, të njëjtën gjë do të bënte edhe ai, (për të treguar besnikërinë e tij!), por Fyhreri për të pasur një vdekje të sigurt do të pinte pilulën e cianidit dhe do të qëllonte mbi vete edhe me pistoletë. Fill pas aktit të vetëvrasjes, trupat e tyre do të spërkateshin me benzinë dhe do t’u vihej zjarri. Asgjë nuk duhej të mbetej nga eshtrat e tyre (Për herë të parë Hitleri merrte vendimin që meritonte). Në këtë atmosferë të rënduar po bëhej gati fillimi i dasmës. Gjeneralët dhe oficerët e tij nuk dinin si të silleshin: të qanin apo të këndonin, apo duhej t’i bënin të dyja njëherësh. çuditërisht, Furheri përpiqej të bënte ndonjë shaka, por nuk përhapte dot humor. Vdekja në çdo çast rrinte varur mbi kokën e dasmorëve me uniformë e të lodhur nga lufta deri në kapitullim të plotë. Edhe ata do të kishin të njëjtin fat. Dukej sikur qanin për Hitlerin, por në të vërtetë qanin fatin e tyre. Eva Braun përpiqej të ishte e gëzuar, por trishtimi nuk i shqitej nga sytë… Dasma-varri i Eva Braun/Kishte mbërritur çasti i celebrimit. Hitleri mori lapsin dhe firmosi martesën e vet. Të njëjtën gjë bëri dhe Eva Braun. Pastaj firmosi edhe Wagneri. Dy dëshmitarët e martesës së tyre, Gebels dhe Borman që kishin ardhur në kohën e duhur u përkulën disi për të firmosur edhe ata. Nuk kuptohej qartë: firmosnin vdekjen apo jetën. Atë ditë, Eva Braun kishte veshur  një fustan mëndafshi ngjyrë blu, (e vetmja gjë që binte në sy në gjithë pamjen e saj), por ajo kishte harruar se çfarë kishte veshur, madje kishte harruar të shkonte edhe para pasqyrës. As Hiteleri nuk e kishte vënë re se çfarë kishte veshur ajo. Ceremonia e celebrimit qe mjaft e shkurtër. Nuk ishte e nevojshme që çifti të pyetej nëse do t’i qëndronin njëri-tjetrit besnik deri në vdekje. Ata do të jetonin bashkë vetëm një natë. Pas firmosjes së aktit të martesës, ata bënë drejt sallës ku do të vallëzonin. Hitleri iu afrua Eva Braunit dhe i tha: “Më mirë kështu, të paktën unë nuk do të kem fatin e Musolinit dhe ti nuk do të kesh fatin e Klareta Petacit (bashkëshortes së Musolinit). Sa të na djegin të tjerët do të digjemi vetë”. Me këtë shprehje Hitleri përpiqej ta bënte të lumtur nusen e tij, por ajo nuk mundi as të vinte buzën në gaz. Kërkoi të vihej muzikë në gramafon, por dikush tha se kishte mbetur vetëm një pllakë: “Trendafilat e kuq”. Deshën të vallëzonin, por nuk mundeshin. Edhe të tjerët nuk dinin si të silleshin. Si për të bërë situatën më paqësore, doktori i Hitlerit u afrua drejt çiftit dhe u tha: “Kjo lloj vdekje është mjaft e ëmbël, mos u shqetësoni, nuk do të ndjeni asnjë lloj dhimbjeje…”.  “Gjithçka do të ndodhë shumë shpejt”. Eva e vështroi me sy të zgurdulluar: “Nuk do të kem spazma?”-  pyeti. “Jo tha doktori, ju do të mbeten si një vajzë e bukur që sapo e ka zënë gjumi”. Fjalët e doktorit edhe pse mund të ishin gënjeshtra, u duk sikur e qetësuan disi. Të paktën të mos vuante edhe në çastet e fundit të jetës, sepse për të rrugë tjetër nuk kishte mbetur…. Bëhej dasmë, por në të vërtetë flitej për vdekjen…Femrat - armike të Hitlerit/Pikërisht në këtë çast Eva Braunit iu kujtua jeta e saj. Eva Anna Paula Braun kishte lindur më 6 shkurt 1912, në Munih të Gjermanisë. Për sa kohë ishte rritur në familjen e saj kishte qënë një vajzë e lumtur... Me Hitlerin ishte njohur në tetor të vitit 1929, kur ishte vetëm 17 vjeçe, dhe kur ende nuk kishte një njohje të mirë mbi njerëzit. (Eva Braun njihej si një vajzë naive). Atëherë Hitleri ishte 40 vjeç. Deri në atë kohë Eva Braun kishte punuar si asistente e Heinrich Hoffmann, fotografitë të Hitlerit. Prindërit e Evës nuk e deshën kurrë këtë martesë, por Eva mendonte se kishte kapur zenitin e lumturisë. Që nga dita e njohjes ajo u përpoq t’i dhuronte dashuri Adolfit të saj, por ai në shpirtin e tij se ç’kishte diçka shkatërrimtare, të ngjashme me vdekjen. Madje gjithnjë fliste për varre, djegie kufomash dhe vdekje të çuditshme. Sjellja e tij e kishte detyruar Eva Braun të shkonte drejt vetëvrasjes. Herën e parë, tre vjet pas njohjes,  ajo kishte marrë pistoletën dhe kishte dashur t’i jepte fund jetës. Pistoleta i dridhej në dorë. Duhej të qëllonte në kokë, apo diku tjetër? “Në kokë?”- pyeti veten. Jo, këtë nuk e kishte dashur. Hitleri i kishte treguar se plumbi e hap kafkën e kokës dhe e bën njeriun të shëmtuar. Ai i tregonte gjithnjë se ç’ndodhte me njeriun pas vrasjes. “Rrjedh shumë gjak”- i kishte thënë ai. Braun nuk dëshironte që njerëzit ta shihnin me kafkë të çarë e të mbuluar në gjak. Vendosi ta shkrehë pistoletën  drejt e në grykë. Ngaqë dora i dridhej, plumbi i përshkoi vetëm anën e qafës. Eva Braun mundi t’i shpëtonte vdekjes. Megjithatë Hitleri nuk hoqi dot dorë nga brutaliteti i tij. Tre vjet më pas, në vitin 1935, Eva Braun, tentoi të vetëvritej sërish. Meqenëse  ajo nuk ishte e zonja të përdorte pistoletën, dhe ngaqë dëshironte një vdekje të sigurt dhe pa u shëmtuar, vendosi të përdorte pirjen e një mbidoze ilaçesh, por edhe kësaj radhe e ndihmoi fati: Eva Braun mbeti gjallë.E vdekur si të tjerat/Vërtet Ana Braun mbeti gjallë, por asnjëherë nuk provoi lumturinë, ashtu siç do të dëshironte ajo. Adolf Hitleri, asnjëherë nuk e bëri publike lidhjen e tij me Eva Braun, aq të dëshiruar prej saj. Askush nuk e dinte që Eva Braun ishte e dashura e Hitlerit; askush nuk e dinte që ajo rrinte gjithnjë e mbyllur në dhomën e saj; askush nuk e dinte që Hitleri çmendej nga dëshpërimi, kur Eva Braun përpiqej të bëhej e bukur; askush nuk e dinte që Eva gjithnjë  i kishte kërkuar që të kishin një fëmijë dhe që ai nuk ia fali dot kurrë këtë kënaqësi. Adolf Hitleri gjithnjë kishte pasur një lloj frike të pashpjegueshme nga gratë...  Tashmë Evës i duhej të shkonte drejt vetëvrasjes ditën e parë të martesës! Eva  Braun e dinte që Hitleri kishte pasur njohje edhe me gra të tjera, por kurrë nuk kishte besuar se edhe ajo vetë do të kishte fatin e tyre. Një nga të dashurat e Hitlerit kishte qënë vajza e motrës së tij, Gela Raubali. Kishte qënë një mardhënie incesti, madje e turpshme. Lidhjet e tij me Gelën përfundun me vetëvrasjen e saj, kur ajo ishte 23 vjeç.  Askush nuk e di se çfarë e detyroi atë vajzë të vetëvritej. Në vitin 1927, ai u njoh me Unity Mitford. Si të gjithave, edhe asaj, Hitleri i solli mjaft dëshpërime dhe makthe. Tentoi të vriste veten, por fatmirëshit mundi të jetonte. Më pas, në vitin 1930, Hiteleri u njoh me aktoren Renate Muller, por edhe ajo u gjet e vetëvrarë. Edhe lidhjet e tij me Maria Roiterin apo me Ema Hanfstaengl rezultuan të dështuara. Njohjet me Hitlerin përfundonin tragjikisht... Befas Eva Braun u zgjua nga kujtimet e saj dhe hodhi sytë ngë Hitleri. Edhe ai kishte rënë në mendime.  Hitelrit i ishte shfaqur para syve fëmijëria e vet...Fëmijëria e Hitlerit – perversitet/Adolf Hitler lindi më 20 prill 1889 në Braunau mbi Inn në Austri. Vonë do të merrte vesh se kishte lindur nga një baba i paligjshëm dhe që nga ajo ditë nuk do ta zinte kurrë në gojë mbiemrin e të atit, as kur e sulmonin kundërshtarët politik për këtë të vërtetë. Jo, se i vinte turp, por, sepse vetë Hitleri kishte pasur marrëdhënie me vajzën e motrës së tij. Incesti, në atë familje po kalonte nga njëri trashëgimtar te tjetri. Vetë babai i Hitlerit ishte martuar me besën e xhaxhait të tij, me Klara Pölzl. Ndoshta, si një shenjë mallkimi, Hitleri lindi si fëmijë i shëmtuar dhe i dobët sikur të kishte dalë nga varri. Mbi të gjithë ishte një dështak i lindur. Edhe kur deshi të shkonte ushtar nuk e pranuan, sepse ishte aq i dobët sa nuk mund të mbante dot as armën. Në këtë kohë nuk dinte as si t’i krihet flokët, dhe as si t’i mbante mustaqet; lëna e mjekrës e bënte edhe më të shëmtuar. Sa herë që ndërronte modelin e flokëve, aq më në pah delte shëmtia e tij. Kur i ati i tij, Alois Shikelgruber (Hitleri), doli në pension, familja e tij në vitin 1898 u shpërngul në fshatin Leoding, afër Linz-it të Austrisë, por që nga ajo ditë e më pas, familja Hitler vetëm do të shpërngulej kohë pas kohe në fshatrat pranë  Linz-it dhe gjithnjë do të kishte sherr. Babai i tyre ishte i padurueshëm, por jo më pak i padurueshëm ishte dhe Adolf Hitleri. Në këto rrethana njeri prej vëllezërve të tij, Aliosi i Ri u largua nga shtëpia kur ishte 14 vjeç dhe kjo gjë detyroj një shpërngulje tjetër të familjes. Më pas do të vdiste vëllai i vogël i Hitlerit, Edmundi, duke zbrazur kështu një trondjtje të radhës në atë familje, Kur Adolf Hitler ishte 11 vjeç, i ati deshi ta çonte në një shkollë teknike, por ai nuk e dëshironte, sepse gjithnjë kishte patur fiksimin se kishte lindur për pikturë. Ky konflikt do të merrte fund vetëm me vdekejn e të atit, në 3 janar të vitit 1903. Hitleri, më shumë se sa të ndihej keq për vdekjen e të atit, u lumturua. Për sa kohë që i ati ishte gjallë, prania e njëri-tjetrit u kujtonte martesat perverse; ishin shëmbëlltyra morale të njeri-tjetrit. Por nuk ishte vetëm kjo: Hitleri u gëzohej parave që kishte lënë pas i ati. Ai do të braktiste shkollën e mesme dhe do të prishte paratë rrugëve të Linzit. Ku qëndroi së paku deri në vitin 1907. Një vit më vonë do të vdiste edhe nëna e tij Klara Pölzl, e dëshpëruar, veçanërisht për Adolfin që nuk mundi dot ta kthente në rrugën e zotit.Piktura e Hitlerit - portret i dështimit/Adol Hitleri gjithnjë kishte menduar se kishte qenë një talent i veçantë në pikturë. Pas vdekjes të të atit, ai braktisi shkollën e mesme për të studiuar në Institutin e Arteve të Bukura. U paraqit dy herë atje , por edhe në paraqitjen e parë edhe në të dytën rezultoi i pa aftë. Depresioni nervor nuk po i ndahej. Dëshironte me çdo kusht që ai të tregonte që ishte dikush, për përkundër kësaj po vërtetonte se ishte një dështak i lindur. Duke mos gjetur asnjë mundësi tjetër u nis për në Vjenë, ku qëndroi nga viti 1908 deri në vitin 1913, për t’u ndalur më pas në Mynih. Në këtë qytet nisi të bridhte rrugëve i vetëm dhe i dëshpëruar. Nuk kishte aftësinë të shoqërohej me njerëz të tjerë. Gjithnjë gjendej nën një depresion të thellë nervor. Kjo sëmundje do ta ndiqte gjithë jetën. Nisi të pikturonte, duke menduar se do të nxirrte të ardhura, por gjithçka e krijuar nga dora e tij ishte e pavlerë, e rëndomtë, pa asnjë aftësi shprehëse. Në këtë kohë shpërtheu Lufta e Parë Botërore. I vemi shpëtim i tij ishte të shkonte në luftë, kjo do ta shpëtonte nga vetmia, dëshpërimi dhe depresioni, por që në të vërtetë ai nuk u shërua asnjëherë. U afrua si vullnetar në ushtrinë gjermane të këmbësorisë. Në tetor të vitit 1916 u plagos, ndërsa më 1918 u dëmtua nga gazrat kimike. Fal plagosjeve ai u dekorua dy herë  me Kryqin e Hekurt. Nëse nuk do të ishte plagosur, ndoshta edhe lufta do të kishte evidentuar si dështak. Plagosjet i hapën rrugën drejt politikës, drejt masakrës më të madhe njerëzore.Loja me absurdin-filozofia e Adol Hitlerit/Adolf Hitler, i mbetur në sallonin ku po bëhej dasma e tij, edhe pse nuk pinte alkol kishte marrë një gotë verë “Takai” dhe qëndronte ulur duke vështruar nga Eva Braun, por që në të vërtetë nuk e kishte mendjen tek ajo. “Shkojmë!”, - i tha Eva. Dasma ishte mbërthyer nga velloja e zezë e vdekjes dhe heshtja e dasmorëve me uniformë, por Hitleri ose nuk e dëgjoi ose nuk deshi të ngrihej. Gurgullima e kujtimeve ziente në kokën e tij. Në vitin 1919 ai ishte bërë pjesë e Partisë Punëtore Gjermane, e cila më pas do të riemërohej, si Partia Nacional Socialiste e Punëtorëve Gjermane ( NSDAP) e njohur ndryshe si Partia Naziste. Pas këtij çasti ai gjithnjë kishte dashur ta merrte pushtetin me dhunë, veçanërisht kur në vitin 1921 u zgjedhur si president i  kësaj partie me fuqi të pakufizuara. Truri i tij punonte vetëm në kufijtë e çmendurisë. Për të realizuar ardhjen në pushtet mblodhi rreth vetes njerëz si, Alfred Rozenberg, Herman Goering, Rudolf Hes dhe Julius Shtraiher. Bashkë me  Erih Ludendof,  në vitin 1923 bënë të pamundurën për hedhjen e popullit në revolucion dhe rrëzimin e qeverisë përmes puçit, por të gjitha intrigat u mbeten në dorë. Adolf Hitleri u dënua me 9 muaj burg por fal amnistisë, ai bëri vetëm 5 muaj. Gjatë kësaj kohe ai shkroi çmendurinë e tij që njihet me emrin “Mein Kampf” (beteja ime). Më pas do të vinte lufta për spastrimin e bashkëpunëtorëve të tij... dhe “Natën e thikave të gjata”. Një njëri i sëmurë nuk mund të bënte dot ndryshe..Vetëvrasja/Hitlerit i kishte mbetur gota e verës në dorë. “Shkojmë!”, - i tha Eva Braun, por kësaj radhe e kishte fjalën për të shkuar te bunkeri i Kancelarisë atje ku do t’i jepnin fund jetës së tij. Hitleri u çua. Në fytyrë kishte një buzqëqeshje ironike. U drejtua nga Eva dhe i tha: “E keni menduar ndonjëherë pse lashë si trashgimtarë të mij, Gebelsin dhe admiralin Denitz?”... “Jo!”, -u përgjigj, Eva Braun. është fare e thjeshtë: dëshiroj që edhe ata të dy të kenë fatin e Musolinit dhe të Klareta Petacit”. Buzëqeshja ironike e Hitlerit u shndërrua në një qeshje të çmendur. Dhe vërtet ashtu do të ndodhte. Edhe Gebelsi dhe fëmijët e tij do të digjeshin në atë bunker. çifti i sapomartuar kishte mbërritur te bunkeri. E para e piu helmin Eva Braun. Kishte menduar se nuk do të kishte dhimbje dhe se vdekja do të kishte qenë e ëmbël, por befas filloi të përpëlitej, ra përdhe dhe gjunjët i mblodhi pas gjoksit të saj, deshi t’i thoshte Hitlerit: “më ke gënjyer”, por ai, atë çast kishte hedhur trutë të erë. Një çmenduri e tillë e lindur në vitin 1889 mundi të merrte fund vetëm  në 30 prill të vitit 1945, pas 56 vjetësh......

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›