E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Ja perse duhet nje bust per Lek Dukagjinin

Deputeti i Partise Socialiste Pandeli Majko deklaron se duhet te kete nje bust per Lek Dukagjini ne territoret shqiptare. Ne nje reagim ne rrjetin social Facebook, Majko shprehet se Dukagjini, pavaresisht komenteve qe ka per "Kanunin" e tij meriton te vleresohet si figure qe vendosi ligjet e para ne vend. "Lek Dukagjini, askush nuk e permend per mire dhe ende nuk ka nje bust te vetin ne territoret shqiptare. Nje personalitet i gjenezes shqiptare qe shume kombe do ta enderronin ta kishin pjese te historise kombetare", shprehet deputeti i PS-se. Ish-kryeministri i vendit shprehet se permendja per keq e emrit te tij me zakonin e gjakmarrjes, vjen dhe si pasoje e mungeses se studimit te kanunit te tij. "I permendur per keq per zakonin e gjakmarrjes i cili vazhdon edhe sot, kjo figure historike nuk sfidon ligjin ne Shqiperi se sa mungesen e te studiuarit te Kanunit te tij... Nuk eshte faji i Lek Dukagjinit, fakti qe ligji sot ne Shqiperi nuk eshte ne nivelin e moralit te bashkejeteses te shqiptareve sic AI beri qindra vjet me pare...", shprehet ish-kryeministri dhe deputeti i Partise Socialiste. Nga ana tjeter ai thekson se vleresimi i Dukagjinit duhet te vij si ligjvenesi i pare shqiptare. Nga ana tjeter, ai thekson se Kodi i Lek dukagjinit eshte vepra me madhore e nje kombi qe kerkon te veteqeveriset me rregulla te shkruara. "Lek Dukagjini qendron thjeshtesisht si ligjvenesi i pare i kombit shqiptar me "Kanunin e Leke Dukagjinit". Ky kod mbetet jashte cdo kriticizmi si vepra madhore e nje kombi per tu veteqeverisur, sipas rregullave te shkruara dhe te lidhura fort me moralin dhe traditen kombetare", shprehet deputeti i PS-se Majko. Ish-kryeministri eshte nder te paktet politikane brenda se majtes qe ka preferuar te flase shpesh edhe per tema qe jane konsideruar tabu ne Partine Socialiste. Ai ka kerkuar disa jave me pare denimin e krimeve te komunizmit dhe demshperblimin e plote te tyre. Nje deklarate qe me pare nuk eshte bere nga drejtues te larte te PS-se. Gjithashtu, Majko, ndryshe nga nje pjese e PS-se ka kerkuar dhe vleresimin e figures se Ahmet Zogut, si nje prej forumeve te shtetit modern shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›