E Diel, 1 Nëntor 2026

Driteroi: Kujtimet qe po shkruaj nuk dua t'i botoj tani Izaura Ndoj

Teksa buza dhe duart i dridheshin, me nje buzeqeshje te lehte mendohet nje cast dhe pastaj flet ngadale; "Kjo ishte per mua jo vetem nje shenje nderi, por nje vleresim per te gjithe shkrimtaret dhe artistet pasi ata jane si macoket dhe macet qe duhen perkedhel". Shkrimtari Dritero Agolli festoi dje, 80-vjetorin e tij te lindjes ne prani te miqve, kolegeve dhe personaliteteve te politikes. "Kur isha i ri flisja shume pak, tani jam shume llafazan, grindavec dhe dyshues",- tha ai duke qeshur.

Gjate ketij takimi festiv, gjeniu i letrave shqipe dhe akademiku Dritero Agolli, nuk la pa folur dhe mbi librin e pabotuar me kujtimet e jetes se tij, nje liber per veten e tij dhe per te tjeret, prej te cilit deri tani tha se ka shkruar 4-5 kapitujt e pare. "E kam lene ne mes, sepse aty jane disa njerez qe kane luajtur rol negativ ne historine e vendit. Disa jane gjalle, te tjere kane vdekur, por jane femijet, niperit, mbesat e tyre dhe nuk dua t'i deshperoj. Do t'i le te pabotuara per nje periudhe",- tha Dritero Agolli.

Per te nderuar njeriun e letrave, ne takimin e organizuar ne Akademine e Shkencave, miq e kolege i uruan jete te gjate njeriut te letrave, duke e cilesuar ate si shkrimtarin, i cili me talentin dhe intuiten e tij krijuese, ka depertuar thelle ne botekuptimin e shoqerise shqiptare.

Shkrimtari e cilesoi takimin jubilar si nje shenje nderimi, sic mund te jete per te gjithe shkrimtaret dhe artistet, pasi ata, sipas shkrimtarit, duhen perkedhelur. Studiuesi Ymer Ciraku dhe Moikom Zeqo, e cilesuan Agollin si pelegrinin e shpirtit shqiptar, si dhe simbol te ekzistences njerezore, me nje vullnet dhe energji te pashtershme.

Berisha: Shume urime dhe 80 trendafila

Kryeministri Sali Berisha i dergoi dje nje kartoline urimi shkrimtarit te shquar Dritero Agolli, me rastin e 80 vjetorit te ditelindjes. Permes kesaj kartoline, Kryeministri i uron shkrimtarit Agolli, ne kete 80 vjetor te lindjes, shume shendet, gezime dhe suksese ne gjenine e tij krijuese dhe lumturi ne familje. Kartolina e urimit u shoqerua edhe nga nje buqete prej 80 trendafilash. "I dashur Dritero, me rastin e 80-vjetorit te lindjes, ju uroj shume shendet, gezime dhe suksese ne gjenine tuaj dhe lumturi ne familjen tuaj", - thuhet ne urimin e z.Berisha".

Basha: "Nje personalitet me vizion"

Kryetari i bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, i ka uruar dje ditelindjen e 80-te, shkrimtarit te madh Dritero Agolli. Gjate vizites ne banesen e shkrimtarit, Basha i ka shprehur urimet per ditelindje. Kryetari i bashkise ka vleresuar lart figuren e shkrimtarit, duke e cilesuar nje figure shume te dashur publike. "Agolli eshte nje personalitet me vizion te kthjellet dhe i pandikuar nga interesat e castit". Agolli vleresoi urimet dhe pranine e kryebashkiakut ne shtepine e tij, dhe e pergezoi per punen e tij ne ditet e para ne krye te bashkise, duke shprehur besimin tek angazhimi i brezit te ri ne politike dhe ne marrjen e pergjegjesive. Shkrimtari firmosi tre nga librat e tij me nje dedikim te vecante per kryetarin e bashkise se Tiranes, Basha.

Topalli: "Deputeti i letrave shqipe"

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, uroi shkrimtarin e mirenjohur, ish-deputetin, Dritero Agolli me rastin e 80-vjetorit te lindjes se tij. Ne nisje te seances plenare, kryetarja e Kuvendit, i shprehu dje urimet me te sinqerta shkrimtarit te mirenjohur, njekohesisht ish-deputet i Kuvendit te Shqiperise, Dritero Agolli, me rastin e 80-vjetorit te lindjes se tij. Kryetarja e Kuvendit ftoi te gjithe deputetet te percillnin kete urim te perzemert permes nje duartrokitjeje. "Me lejoni qe ne emrin tuaj t'i bej urimet dhe nderimet me te sinqerta per ditelindjen e shkrimtarit Dritero Agolli, ish-deputet i ketij Kuvendi. I bejme urimet me te mira me nje duartrokitje!". Urimet e saj, kryetarja e Kuvendit i dergoi edhe permes nje buqete lulesh ne shtepine e familjes Agolli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›