E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan: PS refuzoi propozimet e PD

Ku mendoni se jane rrenjet e krizes se gjate politike dhe progresit te pamjaftueshem te Shqiperise ne realizimin e reformave te kerkuara nga BE, dy arsyet kryesore qe KE nuk e rekomandoi dhe kete vit Shqiperine per statusin e vendit kandidat?

Drejtuesit politike te Shqiperise nuk jane te perfshire ne dialogun politik, permes te cilit do te gjendeshin zgjidhje per t'i dhene fund krizes dhe stanjacionit te gjate politik. Kjo mungese dialogu eshte arsyeja kryesore qe Shqiperia nuk po shenon progres. Ne te njejtin konkluzion ka arritur edhe KE, ne raportin e tij. Se cfare qendron pas ketij qendrimi kokeforte te dy partive kryesore, nuk mund ta di. Ajo qe di eshte, qe partia qeverisese ka ofruar shume propozime te cilat jane refuzuar nga partia opozitare dhe po keshtu ka bere se fundmi edhe kreu i opozites, Edi Rama, por ende nuk ka nje dialog politik mes tyte. Ndofta kjo situate eshte pasoje e kultures politike ne Shqiperi. Kjo kulture duhet te ece drejt kultures politike evropiane, e cila u jep zgjidhje pikepamjeve te ndryshme dhe mosmarreveshjeve mes forcave politike permes dialogut dhe kompromisit. Kjo eshte e vetmja rruge, ne menyre absolute, nuk ka rruge tjeter. Pra, eshte e nevojshme qe Shqiperia te perqafoje kulturen politike, qe kane te gjitha vendet anetare te BE, te perqafoje menyren evropiane per zgjidhjen e konflikteve dhe mosmarreveshjeve sepse kjo eshte ne interes te vendit.

Dialogu, kompromisi madje edhe venia e interesave te vendit mbi ata partiake nga ana e politikaneve drejtues jane mesazhe konstante, te perseritura nga institucionet evropiane, perfshire ketu edhe Parlamentin Evropian. Por konkluzionet e KE treguan qarte, pa ekuivoke se keto mesazhe kane rene ne vesh te shurdher. Kur prisni qe me te tilla mesazhe mos te ndodhe si deri me tani? Kur prisni te vije pika e ktheses?

Keni te drejte. Te tilla mesazhe i jane derguar Shqiperise qe prej nje kohe te gjate nga shume politikane te institucioneve te BE dhe reagimi i politikaneve drejtues te Shqiperise nuk ka qene i mjaftueshem. Mendoj qe momenti i ktheses do te vije vetem kur ata te kuptojne pergjegjesine e madhe qe kane ndaj popullit dhe Shqiperise. Kjo eshte vertet nje pergjegjesi e madhe. Nese ata duan qe ta cojne popullin dhe vendin drejt anetaresimit ne BE per te siguruar nje jete me te mire, atehere duhet te realizojne ne menyre reale dialogun politik. Pika e ktheses do te jete te kuptuarit, ndergjegjesimi i tyre se pa dialog nuk mund te shkohet perpara. Dhe kjo nuk eshte e ndershme ne raport me popullin shqiptar.

A ka ndonje sinjal se kjo qe thoni lidhur me pergjegjesine ne raport me te ardhmen e popullit dhe Shqiperise, ka filluar te ndihet nga politikanet drejtues?

Kohet e fundit ka disa zhvillime te reja inkurajuese: opozita eshte kthyer ne parlament dhe ka bere disa propozime qe Parlamenti Evropian i inkurajon. Keto mund te jene shenja te mira qe klima politike ne Shqiperi po fillon te ndryshoje. Por ne duam me shume prova, duam te shohim qe parlamenti, qe eshte institucioni demokratik per te bere betejat politike, po funksionon normalisht, qe deputetet marrin pjese ne seancat e tij, qe secili merr pjese ne votim e keshtu me radhe. Duket se ne Shqiperi ende nuk jane krejt te sigurt qe ky eshte funksionimi i qendrueshem dhe jetegjate demokratik i Parlamentit. Ne duam prova qe ky lloj funksionimi i Parlamentit te kuptohet. Ka sinjale te mira nga Shqiperia per Evropen, se gjerat po ndryshojne.

Si do ta mbeshtesin Shqiperine tani e tutje institucionet e BE, qe ajo te jete e besueshme dhe e pranueshme prej tyre?

Mund t'ju siguroj qe institucionet evropiane, perfshire ketu edhe PE, do te vazhdojne ta mbajne te hapur dialogun me partite dhe politikanet e Shqiperise, per te perseritur mesazhet qe u jane derguar atyre me pare vazhdimisht. Keshtu me 23 dhe 24 nentor ne Tirane do te mberrije nje delegacion i PE dhe do te zhvilloje bisedime me deputetet e Parlamentit te Shqiperise. Pra, ka mundesi konkrete per te shkembyer pikepamje, degjuar se cfare kane per te thene dy drejtuesit e partive kryesore. Po keshtu do te zhvillohen bisedime ne Bruksel mes politikaneve te Shqiperise dhe Departamentit te Zgjerimit te Komisionit Evropian. Pra, dialogu do te vazhdoje edhe pse KE nuk dha rekomandimin BE qe Shqiperia te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim. Intervistoi: Ani Ruci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›