E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agolli, Rames: PS, te zgjidhe ngercin politik

Ndryshimi i linjes politike dhe sjelljes se deritanishme te opozites, i eshte sugjeruar kryetarit te selise roze, edhe nga patriarku i Partise Socialiste, Dritero Agolli. Ne ceremonine zhvilluar nga Partia Socialiste per 80-vjetorin e tij te lindjes, shkrimtari i njohur ka dhene mesazhe te qarta per te majten dhe per kreun e opozites, Edi Rama. Ai i ka sugjeruar Rames, me shume perpjekje per te zgjidhur ngercin politik ne vend. Agolli u shpreh se dhenia e dores dhe ofrimi i dialogut, jane gjeste qe do te zbusnin situaten politike. Ndersa ka theksuar se forca tjeter kryesore politike ne vend, nuk duhet pare si armik, por si kundershtar. "Partia Socialiste duhet te perpiqet dhe te ndikoje per te shkallmuar kete ngerc. Te ndihmoje me shume per zbutjen. Te mos mbetemi armiq, por te mbetemi kundershtare. Anet e tjera te sjelljes, dialogu, edhe dhenia e dores, duhet qe ta zbusin",- tha dje Agolli, gjate nje prononcimi per mediat. Shkrimtari i njohur ka folur dhe per strategjine me te cilen Partia Socialiste duhet te zhvilloje dialogun politik. Ne menyre te qarte, ai ka thene se opozita duhet te aprovoje disa gjera te mazhorances, per t'i lene te kuptoje se ne ceshtjet e tjera ka te drejte opozita. "Duhet te diskutojme bashkerisht, disa gjera t'ia aprovojme kundershtarit me nje kompromis te logjikshem, ne menyre qe ta kuptoje edhe ai vete, qe kjo force politike ka te drejte",- tha ai. Deklarata e patriarkut te Partise Socialiste u be ne ceremonine e organizuar nga selia roze, nje dite pas ditelindjes se tij. Te pranishem ne kete aktivitet, kane qene nje pjese e deputeteve te selise roze, ndersa kane munguar perfaqesuesit e Levizjes per Mendimin Ndryshe. Kreu i PS-se, Edi Rama nuk e ka uruar publikisht Agollin, nderkohe qe ka ndenjur me te gjate ceremonise dhe ka biseduar me shkrimtarin e njohur. Deputetet e PS-se, Mimi Kodheli dhe Arben Ahmetaj, kane shprehur vleresime per figuren e shkrimtarit te njohur, duke e ndalur me shume tek vendi dhe rendesia qe ai ka ne kulturen shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›