E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, pritet të nisë sot puna në zonën D të minierës

Pas disa ditësh pezullimi për shkak të protestave të 72 minatorëve të cilët punonin në zonën D të minierës të Bulqizës, pritet që sot të nisë edhe puna në këtë zonë.
 

Kompania konçensionare ACR morri përsipër të zgjidhë situatën financiare të punëtorëve të kësaj zone duke ju ofruar atyre të njëjtat kushte që u ofroi edhe minatorëve të Bulqizës bazuar në kohën që këta minatorë kanë punuar në këtë kompani.
 

Pas një marrëveshje me mes nënkontraktorit dhe METE-s zona D do të kalojë nën administrimin e kompanisë ACR dhe si rrjedhojë 72 minatorët e kompanisë nënkontraktuese do të bëhen pjesë e kësaj kompanie.  Një prej pikave të marrëveshjes është edhe trajtimi financiar i punonjësve të kësaj zone nga kompania ACR.
 

Ndërkohë specialistë të RISHM-it inspektuan të enjten gjendjen funksionale të minierës, dhe thanë se “disa fronte pune në minierë kanë nevojë për riparime, por ky subjekt plotëson kushtet që puna të nisë normalisht.”
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›