Dritëroi dhe "nostalgjikët" e fundit
Ai është poeti me jetëgjatesinë më të madhe në fushën e poezisë shqipe, befasues me larminë e madhe në vëllimet me mijëra vargje, tematika të shumëllojshme, mjeshtëri krijuese e ndërtuar me fjalë të ngrohta jetësore. Duke humbur nën shtëllungën e duhanit, biseda me të merr një ton të qetë e miqësor duke e gjetur veten në rrjedhën e një "muhabeti" të thjeshtë e të shqipëzuar . Më shumë se me fjalë nga ai mund të marrësh nga kanalet-rrudha që i kanë gërvishtur fytyrën, nëpër të cilat kanë filluar të rrjedhin djersët e ngrohta të pleqërisë. Sado që Dritëro Agolli pat shkruar dikur se do ti varte në qafë një zilkë "qenes pleqeri" që ta ndiente herët kur të vinte, ta qëllonte me shkop që të mos i afrohej, ajo si një shtrige, kokëngjeshur siç është, erdhi dhe u fut në avllinë e jetës së tij. Në pleqëri njeriu kthen kokën pas për të parë me "dylbitë" e memories gjithçka që është hedhur në krahët e së shkuarës. Dhe Dritëroi mishëron një jetë plot peripeci, një jetë fëminore e veshur me "gunën e varfërisë", që edhe pse e tillë kurrë nuk reshti së kultivuari dashurinë për librin. Kur babai i tij e merrte në ngjarjet e krahinës, në vdekjet, në martesat e fejesat të cilat do të skalisnin në shpirtin e tij prej poeti ngjyrat reale të jetës.
"Kjo ishte një nxitje për ta dëshiruar krijimtarinë sepse këndoheshin këngë të folklorit, këngë dashurie, trimërie, histori për luftëra e për kapedanë. Të gjitha këto ishin një material i pandërgjegjshëm që të hynin në kokë më shumë se çdo gjë tjetër. Në shtëpi librat e Naimit, të Çajupit, Rubairat e Omar Khajamit më tërhiqnin dhe i mësoja përmendësh. Më kujtohet që vajta në Bilisht për të blerë "Ago Jakupin" e Mitrush Kutelit. Meqë skishim para, atë libër e shtiva në dorë në këmbim të dhjetë kile fasuleve."-rrefen ai me nostalgji. Keshtu Agolli fillon të shkruajë vjereshat e para i frymëzuar nga Naimi dhe Cajupi, vjersha të cilat do të botoheshin në 1957 në gazetën "Rinia". Për poezinë e parë të botuar ai shprehet: "Im atë e kish prerë pjesën e gazetës ku ishte botuar poezia, e kish vënë në kutinë e duhanit dhe mburrej në fshat: "Ja ky është poeti im. Ai nuk është si Naimi, Dritëroi ndryshon nga ai ashtu si Tirana me fshatin tonë".
Më vonë pasi kishte mbaruar shkollën Unike në Bilisht, shkoi në Gjirokastër ku ra në kontakt me "Të Mjerët" e Hygoit, Shekspirin, etj. I pëlqente shumë Don Kishoti dhe kishte mësuar faqe të tëra përmendësh. Ndërsa në Shën Petërburg, ku Agolli kreu studimet e larta, ra në kontakt me letërsinë ruse dhe atë botërore, siç ishin të mëdhenjtë Tolstoi, Pushkini, Gogoli, Lermontovi etj.
Kthimi në Shqiperi do ta përballte me perspektiva sa të këndshme aq edhe të vështira. Poezia shqipe deri në atë kohë po kalonte një ngërç i cili do të pushonte vetëm në vitet '60-të, kohë për të cilën Dritëroi do te krenohej. "Ndërsa deri në atë kohë poezia që shkruhej nga paraardhësit tanë ishte odike, hyjnizuese për partinë dhe socializmin, ne, e ndryshuam këtë poezi. Donim ta bënim më humane dhe iu përkushtuam lirikës. Shkruam për dëshpërimin, dashurinë, nënën, motrën. E nxorëm poezine në rrugë për ta dashuruar." Krahas jetës artistike tek ai gjeti përkushtim edhe jeta praktike, dashuria për familja. Bashkëshortja Sadija nuk nguron të ndërhyjë në bisedë duke shtuar të vërtetën e lidhjes së tyre: "Ne të dy jemi njohur në dasmën e Elenës dhe Ismail Kadaresë." Gjithçka është e arkivuar në poezinë e tij, e cila himnizon jetën bashkëshortore. "Ajo" e ka mbrojtur, e ngritur gjer lart në kodër dhe nuk e ka lënë që të bjerë në hidhërim, por prej krahu e ka tërhequr dhe e ka shpëtuar nga pesha e dëshpërimit. E afërt për nga motivet është poezia "Më lavdëro o grua". Dashuria ne rini çel si një lule pranvere, por kur poeti e kujton atë kohë, e ndjen se është i lodhur, i plakur, me rrudha ballit dhe thatiq. Ai ka ditur ti këndojë asaj ndjenje të çmuar që i rri pranë njeriut gjer në fund të jetës megjithë barrierat që mund të dalin në këtë udhë të gjatë. "Më kujtohet- thotë Sadija- se një vit pas lidhjes time me Dritëroin më detyruan që në një takim organizuar nga Partia të flisja keq për burrin tim pasi ishte kritikuar për deheroizim në një vëllim me tregime". Çifti Agolli kujton me shumë nostalgji jetën e tyre bashkëshortore që here pas here do tu duhej të përjetonin në kalvarin e rëndë të komunizmit. Ajo jetë që ka udhëtuar drejt së ardhmes ashtu si e predikoi Dritëroi, e paster, e gjithëpushtetshme, jo si një dashuri dufesh të vrullshme rinore dhe as "këngë jaranësh" por si një melodi e natyrshme, e çiltër dhe e ndjerë.
Po! Ata kanë me çfarë të ushqejnë apo mbushin jetën e pleqërisë.
"O pleq, që sot nuk mbahi dot në këmbë/ ka njerëz qe ju nëmin "nostalgjikë"/ por unë e di. Kjo fjalë ju mbin në dhëmbë/se nga rinia juaj kanë frikë."
E kaluara e këtij "plaku" mund të marrë jetë, mund të "ringjallet" ashtu siç mund të ringjallen shumë gjëra në jetë, ringjallen idetë, aspiratat, dëshirat apo kanuni nëpër male. Poetit i duket sikur pleqtë janë kthyer në pantomimë, që rrinë si të topitur dhe të plogësht në kafe. Shumica e pleqve ikin lehtë, dhe ditët e sotme, për ta, mbartin refrenin "pusho, nostalgjik komunist". Me largimin e ketij brezi që hedh hapat e fundit në vallen e jetës hapet rruga dhe mund të flitet për "Nostalgjikët".
Siç shkruan Alen Boske, Dritëro Agolli është "një autor që meriton një famë evropiane, ka çiltërsi dhe një liri mendimi të jashtëzakonshëm shkrimtar me përmasa universale". Kjo gjë mund të konfirmohet fare lehtë nëse nuk përtoni të bëni një udhëtim të shkurtër fushave të gjera të krijimtarisë që Agolli mbolli me "parmendën" e muzës së tij krijuese.