E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjena Nr:2 dhe

Kosova dhe bisedimet mbi statusin e saj vazhdojne te jene në qëndër e axhendë kryesore politike të rajonit. Raundi i dyte i bisedimeve ka qënë zhvillimi kryesor i kësaj jave . Padyshim që raund bisedimesh është një nga etapat e këtij procesi që sipas gjasave do të përfundojë në fund të këtij viti.

Delegacioni kosovar kishte nje konfigurim jo shumë të ndryshëm nga ai i pari për shkak se axhenda e bisedimeve ishte pak a shumë e njëjta. Por kësaj e here e veçanta ishte fakti që këtë delegacion e kryesonte lideri i opozitës Hashim Thaci. Ky kryesim kishte dy domethënie. E para jepte mesazhin se pala shqiptare është unike në qëndrimin e saj lidhur me statusin, pamvarësisht të roleve të ndryshëm të faktorit politik kosovar brenda vendit. Ndërsa mesazhi i dytë ju drejtohej serbëve të cilët nuk e pritën mirë emrin e Ish udhehqësit politik të UÇK në krye të delegacionit nga Kosova. Kjo do të thotë që serbët tashmë duhet të mësohen të ulen në tryezën e bisedimeve edhe me personalitete që ata i janë munduar ti stigmatizojnë si kriminelë lufte. Tashmë klasa politike në Beograd duhet ta ketë kuptuar se akuza të tilla qesharake nuk krijonë asnjë reagim tek faktori ndërkombëtar. Ashtu si dhe takimi i parë, nuk u arrit asnjë marrëveshje midis palëve por në fund Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës në bisedimet për decentralizimin në Vjenë theksuan se janë të kënaqur me takimin, që u mbajt të Premten e kaluar.
Përfaqësuesit shqiptarë deklaruan se kanë nxjerrë pesë konkluzione nga takimi duke kundërshtuar fuqishëm çdo lidhje që e quajtën horizontale ose të ndërmjetme të komunave në Kosovë. Përpjekjet e Beogradit për të krijuar struktura paralele në Kosovë duket se bien ndesh me kushtet që ka përcaktuar Grupi i Kontaktit. Nga ana tjetër vazhdojnë përpjekjet e serbëve , por kësaj here klerikëve serbe për të bindur faktorin ndërkombëtar që të mos mbështesë pavarësinë e Kosovës. Në këtë kuadër Klerikët serbë nga Kosova kanë shkuar për një vizitë në Washington. Misioni i tyre ishte sensibilizimi i Kongresit dhe Administratës amerikane për "pozitën e pakicës serbe në Kosovë"si dhe për të argumentuar pse njohja e pavarësisë së Kosovës do të ishte gabim i madh. Takimi i caktuar me ndihmës-sekretarin Amerikan të Shtetit, Nicholas Burns nuk u bë. Ndërkohë ata u takuan me zëvendësin e tij, Kurt Volker dhe zyrtarin tjetër në Departamentin e shtetit, Charles English. Pritej që në fillim që ky proces të sihte edhe një luftë lobingjesh në dyert e Qeverieve perëndimore që vendosin mbi fatet e Kosovës. Nismës të klerikëve serbë shqiptarët i janë kundërpërgjigjur me një peticion firmash që iu dorëzua kongresit Amerikan ku kërkohej mbështetja për një popull që aspiron lirinë. Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, e kryesuar nga ish ligjvënësi Zhozef Dioguardi, u dorëzoi zyrtareve të lartë të kongresit një peticion ku kërkohet me kembëngulje pavarësia e Kosovës. Ky peticion, nismë e lidhjes qytetare, qarkulloi nëpër Kosove e Ballkan për 2 vjet dhe përmban rreth 1 milonë nënshkrime. ndërkohë që ndërkombëtarët duket se jan ndërgjegjësuar lidhur me rëndësinë që ka zgjidhja e statusit përfundimtar në ekonominë kosovare. Albert Rohan zëvendësi dhe bashkpuntori më i ngushtë i Marti Ahtisarit, ka deklaruar për mediat se pavarësia shtetërore është e domosdoshme për zhvillimin ekonomik të Kosovës. ai është shprehur i bindur se Kosova i ka të gjitha kapacitet e konomike për të qënë një shtet sovran.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›