Grate e denuara, apel Presidentit per falje
Tirane- Te penduarat per krimet qe kane kryer dhe disa gra te tjera, qe ende pretendojne se jane te pafajshme dhe te denuara padrejtesisht, i drejtohen Presidentit te Republikes, Bamir Topi, te aplikoje ligjin e faljeve ne fund te vitit. Ne kerkesat e tyre grate kerkojne qe Topi, te perfshije sa me shume gra ne listen e faljeve, kjo per shkak te viteve te pakta qe iu kane mbetur per te shlyer. Ato deshirojne qe te jene sa me afer femijeve te tyre, qe ndodhen prej kohesh pa nenat e tyre. Per kete arsye, grate e provuara nga liria i kerkojne Presidentit qe faljet per te denuarat te jene dy here ne vit, per Festat e Fundvitit, si dhe per Festen e Gruas, me 8 Mars. Secila nga grate ka nje histori te vecante, shume prej tyre kane lene jashte femijet e tyre, te cilet here i vizitojne ne burg e here jo, per shkak te kushteve te veshtira ekonomike. Shpresa e vetme e tyre ka mbetur falja e viteve te denimit. Apeli i 90 grave te denuara, eshte bere gjate nje aktiviteti te zhvilluar ne ambientet e burgut 325 "Ali Demi", nga rrjeti i gruas per "Barazi ne Vendimmarrje" te mbeshtetura nga NDI, te cilet kane menduar qe per dy ore te jene prane ketyre grave. Aktiviteti u krye ne menyre te tille, qe rrjeti i gruas te jete me ne brendesi te problemeve te grave te denuara, qe te krijojne mundesi lehtesimi per to, ndonese jane brenda hekurave. Gjate ketij aktiviteti, grave iu dhuruan dy lavatrice, per te lehtesuar punen e tyre. Gjate aktivitetit te djeshem ishte i pranishem edhe drejtori i Pergjithshem i Burgjeve, Gazmend Dibra, zevendesministri i Drejtesise, Ermal Dobi, si dhe koordinatorja e rrjetit per Tiranen, Mimoza Hajdarmataj, e cila pervec dy lavatriceve, iu dhuroi grave disa libra e bluza. Zevendesministri i Drejtesise, Ermal Dobi, i pranishem ne kete aktivitet tha se Ministria e Drejtesise gjithmone ka ne vemendje te saj, kushtet e trajtimit te te burgosurve dhe te paraburgosurve. "Ne jemi duke pare ligjin per "Trajtimin e te denuarve dhe te paraburgosurve", si dhe ndryshimin ne Kodin Penal, ne menyre qe persona qe jane brenda hekurave, te dalin jashte, ne saje te punes se tyre. Kjo gje do te realizohet nepermjet denimeve alternative, ku te gjitha grate te kene mundesi qe te punojne gjate dites dhe ne darke te kthehen ne qelite e tyre. Ministria e Drejtesise dhe Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, ka marre parasysh edhe sugjerimet e te denuarave", tha dje Dobi. Drejtoresha e NDI-se per Shqiperine, Sasha Pajevic u premtoi te denuarave se do perpiqet qe punimet e tyre te dores, t'i promovoje dhe t'u gjeje nje treg shitjeje. Drejtoresha e burgut, Irena Cela theksoi se domethenia e vete grave ne kete aktivitet eshte shume e madhe. "Mesazhi qe mund te marrim nga prezenca juaj ketu, eshte e madhe: Jeta qe i pret keto gra jashte ambienteve te burgut",- tha dje Cela. Ne fund te aktivitetit, grate e denuara krijuan lidhjet e tyre me perfaqesueset e rrjetit te grave, per te pasur kontakte te vazhdueshme me to, ne menyre qe te shprehin te gjitha problemet e tyre.
Redinalda Caushaj
Sulaj: Kerkoj te jem afer femijeve, jane vetem
Fatbardha Sulaj eshte nena e tre femijeve. Ajo eshte e denuar me 3 vjet burg, per kultivim te lendeve narkotike. Gruaja nga Nishi i Mallakastres, ndihet e shqetesuar per femijet e saj, te cilet jetojne te vetem. "Kam tre femije. Bashkeshorti me ka vdekur ne vitin 1999. Ai ishte shites ne pazar, e kane marre, i kane vjedhur 80 mije leke qe kishte me vete dhe me pas e kane vrare. Kam tre vjet qe jam ne arrest, dy prej te cilave i kam kryer ne shtepi. Tani me ka mbetur edhe 1 vit e 11 muaj per te shlyer. Jam denuar me 5 vjet burg, pasi kam mbjelle 90 rrenje kanabis sativa. Kam tre femije, i madhi eshte 22 vjec, i dyti 18 ndersa i vogli 12 vjec. Qe prej momentit te arrestimit tim, nuk di asgje se ku ndodhet djali im i madh, pasi u largua nga banesa. Dy femijet e tjere jetojne vetem ne banese, me ndonje ndihme te vogel prej te afermve te mi", ka treguar dje e denuara Sulaj. Sipas saj ka kaluar me shume se nje vit qe ajo ndodhet ne burg dhe shume rralle, eshte takuar me femijet e saj, per shkak te pamundesise ekonomike per te ardhur deri ne kryeqytet. Gruaja kerkon nga Presidenti qe ne fund te vitit, t'i falet denimin qe i ka mbetur, per te qene me prane femijeve, te cilet nuk dihet se ku ndodhen ne cdo sekonde te dites.
"Jam denuar per nje veper qe se kam kryer"
Daniela Cani eshte denuar me 7 vjet burg, per vepren penale te "shfrytezimit te prostitucionit". Ajo tregon se eshte denuar se bashku me te motren, duke u akuzuar se kane shfrytezuar nje vajze per disa kohe me radhe. "Jam denuar per nje veper qe se kam kryer. Vajza per te cilen une u denova se e kam shfrytezuar, eshte e lire dhe endet rrugeve. Ajo ka braktisur femijen e saj. Jam akuzuar vetem se kam qene prezent ne banesen e motres sime, duke u denuar per nje veper qe nuk e kam kryer asnjehere. Kam 3 vjet qe jam ne burg, kam edhe 4 vjet te tjera per te shlyer. Nuk kam shijuar asgje nga jeta ime, nuk e kam nisur akoma jeten time. Kur do e nis ate?. Kerkoj qe Presidenti te kryeje falje per te gjitha grate, qe iu kane mbetur shume pak vite per te shlyer",-tha dje Cani.