Bankat, 25 % te fitimeve nga tregu i kembimit
Blerina Hoxha
Sistemi bankar ne gjashtemujorin e pare te ketij viti, mbi 25 per qind te fitimeve i ka pasur nga veprimet me kursin e kembimit. Nje vit me pare ne kete periudhe fitimet nga tregu i kembimit kane qene vetem 4 per qind. Sipas eksperteve te bankave, norma e fitimit nga tregu i kembimit ka ardhura si rezultat i luhatjeve ne kete treg. Bankat qe kane ditur te investojne kane fituar nga kembimet valutore, por ka patuar edhe banka qe kane humbur ne kete drejtim. Ne strukturen e shpenzimeve, humbjet nga veprimet nga valutat perbenin 21.6 per qind te totalit te shpenzimeve ne fund te qershorit, nga 2.04 per qind qe ishte ky tregues ne fund te dhjetorit. Por rezultantja ka qene pozitive, pasi nga nje perllogaritje e perafert, rezulton se rreth 25 per qind e fitimit te sistemit bankar ne 6 muajt e pare te 2009-es ka ardhur prej fitimeve nga veprimet me valutat. Fitimi i bankave per kete periudhe llogaritet ne rreth 600 milione leke. Per sa i takon kapitalizmit te veprimtarise, ky tregues mbetet i qendrueshem dhe ne nivele te kenaqshme. Ne fund te muajit qershor 2009, treguesi i mjaftueshmerise se kapitalit rezultoi 16.9 per qind. Ne ruajtjen e qendrueshmerise se treguesit te kapitalizmit te veprimtarise, ka ndikuar ngadalesimi i investimeve me koeficient rreziku te larte, ruajtja e nje rezultati financiar pozitiv, mosshperndarja e fitimit dhe rritja e kapitalit nga aksioneret. Per sa i takon treguesve te likuiditetit, ne fund te muajit qershor mjetet likuide te sektorit bankar perfaqesonin 40 per qind te totalit te mjeteve, duke mbuluar plotesisht te gjitha detyrimet e sektorit bankar me afat maturimi deri ne nje vit. Ecuria e ketyre treguesve financiare te sektorit bankar, reflektoi pergjithesisht te njejten sjellje edhe ne periudhen korrik-gusht 2009. Kredia me probleme ne sektorin bankar po peson rritje nga muaji ne muaj. Sipas te dhenave te djeshme te Bankes se Shqiperise ne fund te muajit qershor te vitit 2009, kredia me probleme perfaqesonte 8.7 per qind te vleres se pergjithshme te portofolit te kredise. Ne vijim, bankat kane rritur fondet rezerve per humbjet e mundshme nga kredite dhe kjo eshte shoqeruar me nje ndikim negativ, ne rezultatin financiar te periudhes.