Droga, 20 për qind e nxënësve e kanë përdorur
Një në pesë nxënës të shkollave të mesme kanë përdorur të paktën një herë droga të lehta, si marijuana apo hashashi. Ky është rezultati i anketës së zhvilluar nga “Aksion plus”, që u publikua gjatë ditës së djeshme, përgjatë një fushate sensibilizuese për përdorimin e drogave. Drejtori i “Aksion plus”, Genci Muçollari, deklaroi se drogat e lehta po kthehen në një problem në shkolla, me të cilin shoqëria duhet të përballet.
Drejtori i shkollës “Besnik Sykja”, në të cilën u zhvillua fushata sensibilizuese, ka deklaruar se duhet të kryhet më shumë edukim në këtë drejtim. Drejtori Ali Taga tha se gjatë mandatit të tij si drejtor janë zhvilluar disa fushata sensibilizuese kundër drogës dhe apeloi që të kryhen më shumë në të gjithë vendin. Në shkollën në fjalë, sipas drejtorit, nuk është evidentuar ndonjë rast i përdorimit të drogës.
“Interesimi i mësuesve, por edhe i nxënësve në lidhje me drogën është mjaft i lartë”, – theksoi drejtori i “Aksion plus”, z. Genci Muçollari, duke shtuar se nuk ndodh e njëjta gjë edhe me prindërit. “Interesimi është shumë i vogël tek prindërit dhe kjo është një e metë të cilën ne duhet ta luftojmë”, – deklaroi z. Muçollari.
“Aksion plus” është një ndër organizatat e pakta jofitimprurëse në Shqipëri që u është dedikuar përdoruesve të narkotikëve. Në qendrën e kësaj organizate, paraqiten çdo vit dhjetëra raste të droguarish që tentojnë t`i largohen makthit të narkotikëve. “Aksion plus” shërben edhe si qendër rehabilitimi për të gjithë personat që tregojnë vullnetin për të lënë drogën. Fushata sensibilizuese kundër drogës nisi në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë, por do të përhapet në mbarë vendin.
Pikësëpari do të jenë shkollat e kryeqytetit, në të cilat do të shtrihet veprimtaria informuese kundër drogës e më pas shkolla të tjera të vendit. Këto aktivitete mbështeten edhe nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si edhe nga seksioni i Antidrogës në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.