E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Tirana te ndahet nga tirani Rama Qamil Xhani

Zgjedhjet e 8 majit do te shenojne ndarjen e kryeqytetit nga tirani qe e drejton ate. Kjo eshte deklarata qe ka bere dje kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim ne mbylljen e fushates paraelektorale te zgjedhjeve vendore. "Nese ka ndonje qytet, ku ai qe eshte zgjedhur per te zgjidhur hallet e qytetareve dhe shpenzon buxhetin pa e miratuar ne keshillin e zgjedhur nga qytetaret, eshte Tirana. Nese ka ndonje qytet ku mbizoteron tirania e atij qe eshte zgjedhur, per te qene qytetari i pare ne sherbim te qytetit, eshte pikerisht Tirana. Erdhi koha qe qytetaret e Tiranes te ndahen njehere e pergjithmone me tiranin e Tiranes", tha dje kreu i LSI-se ne takimi e zhvilluar me anetaret e kesaj force ne Pallatin e Kongreseve. Meta u shpreh se Rama duhet te largohet edhe per faktin se e ktheu diten e premte te cdo jave, ne nje dite te zeze per vendin. "Erdhi koha qe qytetaria e Tiranes t'i jape pergjigjen e merituar atij, qe si asnje kryetar bashkie ne bote, i solli qytetit te tij te premtet e zeza", tha ai. Kreu i LSI-se u shpreh se Rama do te hyje ne histori, si i vetmi kryebashkiak qe frymezoi dhunen ne bulevardin e Tiranes dhe gjitha rruget e Tiranes. Meta theksoi se vota kunder Rames do te jete vota kunder dhunes dhe nxirjes se imazhit te vendit. "Erdhi dita qe qytetaret e Tiranes, njeriun qe nxiu imazhin e vendit per shkak te karriges se kryebashkiakut, t'i tregoje vendin ne daten 8 maj, se Tirana eshte e qytetareve, Tirana shikon drejt te ardhmes, Tirana nuk e toleron dhunen", tha dje Meta. Ai shtoi se e vetmja arritje qe trumbetohet nga Rama eshte prishja e kioskave ne kryeqytet. Nderkohe qe Meta u shpreh se keto vepra u bene nga qeveria e asaj kohe dhe se Rama ka vetem meriten qe betonizoi Tiranen. "E vetmja veper per te cilen ky dhe tellallet e tij mbrohen neper emisione televizive qenka gjoja prishja e kioskave dhe rikthimi i parkut Rinia ne identitet. Me kete veper te tijen, e cila vetem e tij nuk eshte kerkon te justifikoje kete periudhe te tmerrshme te betonizimit te qytetit tone. Kete masaker te papare te Tiranes sone, kete tirani te betonit, kete ndotje te tmerrshme, kete gjendje kaotike ne qytetin tone, sepse koha e qytetareve te Tiranes eshte gjeja me e parendesishme per kryebashkiakun e saj ne largim. Parkun Rinia e cliroi nga kioskat Kryeministri i asaj kohe, ndersa ai qe kerkon te marre meritat nuk ka as te njemijten e merites se Mit'hat Havarit", tha dje Meta. Ai u shpreh se 10 vjet nuk u miratua plani i pergjithshem per zhvillimin urbanistik te kryeqytetit. Me ane te kesaj menyre, sipas Metes, Rama kontrollonte ne menyre klienteliste dhe kriminale lejet e ndertimit dhe tallej me pronaret e pronave private. Kryetari i LSI-se, Ilir Meta deklaroi dje se kjo force politike do te arrije te marre 40 mije vota ne zgjedhjet e 8 majit, dyfishin e rezultatit te zgjedhjeve te kaluara vendore. "Nese kater vjet me pare ne fituam 20 mije vota ne kryeqytet jam i bindur se ne 8 maj ne do te fitojme mbi 40 mije vota ne kryeqytet dhe do te kemi nje grup shume te fuqishem te keshilltareve tane te cilet do te jene perfaqesuesit nga me te miret jo vetem te LSI-se por te gjithe komunitetit te kryeqytetit", tha dje Meta.

Kandidatet e LSI

Njesia Bashkiake : Nr.2 Elez Gjoza

Njesia Bashkiake : Nr.3 Ilir Kokona

Njesia Bashkiake : Nr.5 Erisa Xhixho

Njesia Bashkiake : Nr.6 Luzhiana Abazi.

Pogradec Luan Topciu

Lezhe Viktor Tusha

Gjirokaster Genc Sinoimeri

Elbasan Durim Hushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›