E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni apel qytetarëve: Tërhiqni letërnjoftimet

Tiranë, 25 qershor NOA Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, u ka bërë apel qytetarëve, sot të tërheqin kartat e identitetit.

Megjithëse kanë mbetur edhe tre ditë nga zgjedhjet, janë rreth 170 mijë letërnjoftime ende të pa tërhequra nga qytetarët pa pasaportë.

Kjo gjë duket se ka detyruar zv/ministrin e Brendshëm Ferdinand Ponin, të insistojë në apelin e tij të kryer edhe më parë për tërheqjen e kartave të identitetit nga personat që kanë aplikuar.

Qytetarët duhet ti tërheqin kartat për të mos i lënë për ditën e fundit, u shpreh Poni.
k.k/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›