Droga e Kinostudios, dy bien ne pranga
Tirane - Dy persona ne pranga dhe nje ne kerkim eshte bilanci i nje operacioni antidroge, te zhvilluar pasditen e djeshme ne Tirane. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise se kryeqytetit, sipas te cilave aksioni eshte organizuar pas disa kohesh hetimesh. Ne pranga mesohet te kete rene Edison Sinani, 23 vjec dhe Elis Shahu, 24 vjec, nderkohe qe ne kerkim eshte shpallur Dritan Shkembi. Dy te arrestuarit Sinani dhe Shahu jane vene ne pranga pasi u kapen me 450 gram lende narkotike e dyshuar si heroine ne nje makine tip “Benz”, me targa TR 3585 M. Aksioni eshte organizuar nga Seksioni i Luftes Kunder Droges ne Policine e Tiranes. Efektivet e ketij seksioni kishin marre informacione se, te arrestuarit, se bashku me bashkepunetorin e tyre, kishin disa kohe qe merreshin me transport dhe shitje narkotikesh. Pikerisht per kete gje, uniformat blu, kishin nisur mbajtjen nen vezhgim te te dyshuarve, per te bere te mundur kapjen e tyre me lenden narkotike. Operacioni per kapjen e tyre nisi mengjesin e djeshem, kur disa efektiva civile te Policise se Tiranes, ishin nisur ne drejtim te vendit ku pritej qe te shperndahej dhe heroina. Por rreth mesdites ne Tufine, ne vendin ku dhe policia ishte ne pritje te te dyshuarve, ka mberritur i dyshuari Sinani. Ne kete moment ka nderhyre policia, e cila ka vene ne pranga ate. Ata kane ndenjur ne pritje te personit te dyte por ai nuk ka ardhur, keshtu qe ai eshte shpallur ne kerkim. Gjate kontrollit ne makinen e te ndaluarit, eshte gjetur dhe sasia e lendes narkotike prej 450 gramesh, duke e derguar ne laborator per analiza te metejshme.
Artan Cena
Artan Cena