Inxhinieria, miratohen masterat
Keshilli i Ministrave vendosi dje hapjen e ciklit te dyte te studimeve ne Fakultetin e Inxhinierise se ndertimit dhe te Inxhinierise se Mjedisit, ne profile te ndryshme. Me ne fund te gjithe diplomantet e ketyre fakulteteve do te kene mundesi te cojne me tej dijet e tyre, ne menyre qe te integrohen ne tregun e punes. Sipas vendimit, cikli i dyte i studimeve eshte vendosur te hapet ne degen Inxhinieri Mjedisi, ne profilet “Trajtim Uji” dhe “Energjetike”. Ndersa ne “Inxhinieri Ndertimi”, ne profilin gjeoteknik, ne perfundim te se cilit leshohet diplome e nivelit te dyte, DND.
Vendimi
Vendimi i djeshem i Keshillit te Ministrave sanksionon celjen e ciklit te dyte te studimeve ne Fakultetin e Inxhinierise se Mjedisit, ne profilet “Trajtim Uji” dhe “Energjetike”. Ne perfundim te ketij programi do te leshohen diplomat e meposhtme Diplome e nivelit te dyte, DND, ne inxhinieri mjedisi, profili trajtim uji dhe Diplome e nivelit te dyte, DND, ne inxhinieri mjedisi, profili energjetike. Ndersa ne “Inxhinieri Ndertimi”, ne profilin gjeoteknik, ne perfundim te se cilit leshohet diplome e nivelit te dyte, DND, ne inxhinieri ndertimi, me profil gjeoteknike. Sipas vendimit, programet e studimeve te ciklit te dyte realizohen me 120 kredite dhe zgjatja normale e tyre eshte dy vite akademike. Gjithashtu, keshilli i Ministrave ka vendosur edhe kuotat per keto programe studimi. “Kuota e pranimeve ne programet e mesiperme te ciklit te dyte, me kohe te plote, ne Universitetin Politeknik te Tiranes, per vitin akademik 2008-2009, do te jene: Inxhinieri mjedisi 50 dhe Inxhinieri ndertimi, profili gjeoteknike 25 kuota”, percakton vendimi i djeshem i Keshillit te Ministrave.
Shperndarja
Sa i perket shperndarjes, Keshilli i Ministrave ka vendosur nje formule 70 per qind me 30 per qind, sipas universitetit ku ka kryer studimet aplikanti. Keshtu, Universiteti Politeknik i Tiranes do t’i shperndaje kuotat e vena ne dispozicion te tij, ne masen jo me pak se 30 per qind, per studentet, qe kane perfunduar te pakten ciklin e pare te studimeve ne institucionet e tjera te arsimit te larte, dhe jo me shume se 70 per qind, per ata qe i kane perfunduar keto studime prane tij. Ne rastet kur nuk ka kandidate nga institucionet e tjera te arsimit te larte, qe plotesojne kriteret, atehere Universiteti Politeknik i Tiranes ka te drejte te plotesoje kuoten e vene ne dispozicion me studentet, qe jane diplomuar ne te.
Tarifat, kategorite qe perfitojne lehtesi
Kandidatet, qe u perkasin shtresave sociale, si: te verber, te shurdher, invalide paraplegjike dhe tetraplegjike, studente me aftesi te kufizuara, femije rome apo femije te policeve, te rene ose te plagosur per shkak te detyres, te ish-te perndjekurve politike, qe do te fitojne te drejten per te ndjekur nje program studimi, te ciklit te dyte, ne institucionet publike te arsimit te larte, do te paguajne 50 per qind te tarifes se shkollimit. Nderkaq, sipas vendimit te djeshem, studenti i nenshtrohet vetem nje tarife vjetore shkollimi. Ne cdo program studimi, ne ciklin e dyte te studimeve, me kohe te plote, ne vitin akademik 2008-2009, studentet e shkelqyer nga cikli i pare dhe nga cikli i dyte, nuk e paguajne tarifen e shkollimit, per vitin akademik pasardhes.
Kuotat qe mbeten te parealizuara
Ne rastet kur kuotat e pranimeve ne programet e studimit te ciklit te dyte, sipas pikes 4, te ketij vendimi mbeten te parealizuara, rishperndahen sipas institucioneve publike te arsimit te larte dhe programeve te ndryshme te studimit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Gjithashtu, percaktohet se efektet financiare, qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi, te perballohen nga buxheti i vitit 2008, miratuar per Universitetin Politeknik te Tiranes.