Flamur Bime thirret ne prokurori, dyshimet per lejen e ndertimit
Gjirokaster- Kryetari i bashkise se Gjirokastres, Flamur Bime, thirret ne prokurori per te dhene shpjegime rreth tragjedise se mesdites se diele, ku shembja e nje pallati ne lagjen “11 Janari” shkaktoi tre te vdekur dhe disa te plagosur. Bashke me kryebashkiakun jane marre ne pyetje nenkryetari i institucionit vendor dhe anetaret e KKRT-se, qe kane dhene shpjegime per lejen e ndertimit, te dhene firmes “Arti sh.p.k” edhe pse ka dyshime per mungesen e dokumentacionit. Nderkohe qe anetari i KRRT-se, Bexhet Cobani, zbardhi nje tjeter fakt rreth kesaj ceshtjeje. Debatin e ashper qe eshte bere gjate shqyrtimit te lejes se ndertimit, e cila nuk ka pasur studimin gjeologjik. “E kthyem me qellim pajisjen me kete studim dhe me pas te ridiskutohej, por nuk u fol me per te”, tregon Cobani.
Bime
Burime zyrtare nga prokuroria thane dje per gazeten “KJ” se, “Bime eshte thirrur ne cilesine e personit me interes per hetimet, se bashku me anetaret e tjere te KRT-se se bashkise Gjirokaster”. Gjate nje prononcimi, vete kryebashkiaku eshte shprehur se eshte pyetur ne cilesine e deshmitarit per kete ceshtje dhe se eshte vene ne dispozicion te drejtesise per te ndihmuar zbardhjen e se vertetes dhe ndeshkimin e pergjegjesve te tragjedise. Nderkohe qe ka dyshime te forta se leja e firmes “Arti” ka kaluar pa nje votim unanim ne KRRT dhe se eshte kundershtuar. Madje gjate protestes se kryer nga dega e PD-se ne Gjirokaster, eshte kerkuar doreheqja e Bimes, si pergjegjesi kryesor.
Hetimet
Mesohet se diten e djeshme jane thirrur per t’u pyetur 12 anetaret e KRRT-se, ku ben pjese edhe bashkiaku Bime. “Ata u pyeten ne lidhje me procedurat e ndertimit te godines prane pallatit pesekatesh dhe lejes se leshuar”, thane burime nga institucioni i akuzes diten e djeshme. Sipas hetimeve te deritanishme, rezulton se puna per ndertimin e kesaj godine 8-kateshe ne lagjen “11 Janari”, u be shkak per shembjen e pallatit ku humben jeten tre persona. “Bime iu pergjigj pyetjeve tona ne lidhje me procedurat e ndermarra per dhenien e lejes per ndertimin e godines se re prane pallatit qe u shemb”, thane burime nga Prokuroria e Gjirokastres. Pas daljes nga prokuroria Bime, ka pohuar per gazetaret se eshte i gatshem te mbeshtese hetimet ne lidhje me zbardhjen e kesaj ngjarje. Nderkohe qe mesohet se thirrja e zyrtareve do te behet edhe gjate diteve ne vijim, per te plotesuar dosjen hetimore dhe sqaruar pozicionin e tyre ne kete ceshtje.
Dyshimet
Por procedurat per dhenien e lejes se ndertimit, per godinen prane pallatit pesekatesh te rrezuar, duket se jane shoqeruar me debate ne mbledhjen e KRT-se se bashkise se Gjirokastres. Anetari i KRRT-se dhe njekohesisht shefi i Urbanistikes ne Keshillin e Qarkut, Bexhet Cobani, thote se ne mbledhjen ne fjale, ka pasur debate midis anetareve te KRRT-se ne lidhje me akordimin e lejes se ndertimit. “Dosjes perkatese i mungonte studimi gjeologjik i zones, keshtu qe ne rame dakord, qe pasi ajo te pajisej me kete dokument, te sillej serish ne KRRT, por me pas per kete dosje nuk u fol me”, thote Cobani.
Blerim Kore