E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, ngrihet grupi per verifikimin e lejeve te ndertimit

Elbasan- Bashkia e Elbasanit ka ngritur nje grup pune per te verifikuar lejet e ndertimit, te dhena gjate dy viteve te fundit dhe zbatimin e tyre nga ana e KRRT-se. Kryetari i bashkise, Qazim Sejdini, pohoi dje per gazeten “KJ” se grupi i punes eshte i perbere nga specialiste te drejtorise se Urbanistikes dhe Inspektoratit te Ndertimit. “Grupi i punes do te kontrolloje zbatimin e lejeve te ndertimit nga KRRT. Per periudhen qe une jam kryetar bashkie, te gjitha lejet e ndertimit kane studimin gjeologjik dhe sizmologjik. Vemendja do te perqendrohet vecanerisht tek adoptimet e kateve te para per dyqane, njesi tregtare dhe aktivitete private”, tha kryebashkiaku. Kontrolli i nisur do te perfundoje brenda 10 diteve dhe ne rast se do te konstatohen shkelje, pritet te kete ndeshkime ligjore. “Ne raste shkeljesh do te aplikohen masa penalizuese me gjobe dhe me kthimin e ndertimeve ne gjendjen e kushteve te miratimit te lejes”, paralajmeroi Sejdini. Per periudhen janar-tetor jane dhene 102 leje ndertimi dhe 20 leje per adoptimin e pallateve. Pas perfundimit te verifikimit te lejeve te dhena ne dy vitet e fundit, kontrollet do te vazhdojne edhe per lejet e dhena gjate viteve te kaluara. Sipas specialisteve te studimeve sizmike dhe gjeologjike, duke u nisur nga perberja e nentokes se Elbasanit, ne kete qytet lejohen ndertime deri ne 13 kate. Fatos Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›