E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burg te arrestuarve te tragjedise

Gjirokaster- Edhe pse kane mohuar akuzat e ngritura gjate marrjes ne pyetje dhe mases se sigurise, Gjykata e Gjirokastres ka lene ne “arrest me burg” pese nga nente te arrestuarit e tragjedise ku mbeten te vdekur tre persona pas shembjes se pjesshme te pallatit. Nje proces maratone qe ka nisur prej ores 10:00 te mengjesit te dites se djeshme dhe ka perfunduar rreth ores 17:00. Njeri pas tjetrit u vleresuan ne baze te materialeve te prokurorise, pronari i firmes se ndertimit “Arti” qe ngrinte nje pallat te ri prane godines se shembur, dy inxhinieret e tij dhe dy zyrtaret e bashkise Gjirokaster, sekretarja e KRRT-se dhe kreu i Urbanistikes. Masa “arrest me burg” u dha per Gjergji Mecen, inxhinier zbatues, Luan Bufin, inxhinier, Sotiraq Janoren, president i firmes, Aferdita Papamihalin, sekretare e KKRT-se dhe Alfred Mamani, shef i Urbanistikes ne bashki. Per pese te dyshuarit e tjere, njeri prej te cileve ne kerkim, masa e sigurise do te jepet sot. Ata akuzohen per “shperdorim detyre” dhe “shkelje te rregullave te sigurise ne pune”, me pasoje vdekjen e Parashqevi Zotos, 68 vjec, Valbona Dalani, 35 vjece dhe Anxhela Dalani, 12 vjece, nene e bije. Kater te akuzuarit e tjere jane Njazi Cobani, arkitekt, Jani Ndrico, ekskavatorist, Thanas Llahana, inxhinier gjeolog, Admir Shehaj, shef i Inspektoriatit te Ndertimit dhe i shpallur ne kerkim bashkepronari i firmes, Aristotel Haxhi.

Seanca e mases se sigurise eshte zhvilluar me dyer te mbyllura dhe nen masa te rrepta sigurie nga ana e policise. Te pranishem kane qene shume prej familjareve, te nente te ndaluarve qe dyshohen per dy vepra penale, ndersa kerkuan pafajesine e tyre. Trupi gjykues ka miratuar kerkesen e prokurorit te ceshtjes per secilin nga te ndaluarit, kurse ndarja e mases se sigurise eshte bere per shkak te numrit te madh te te arrestuarve. Prokurori i Gjirokastres, Alfred Saliu, tha per “KJ” se hetimet jane perqendruar ne deshmite e banoreve per ankesat e tyre, lidhjet e firmes, pozicioni i zyrtareve dhe dokumentacionet. Te nente te dyshuarit mbahen ne ambientet e paraburgimit te komisariatit te Gjirokastres. Avokatet mbrojtes te tyre pretendojne lehtesimin nga akuza dhe masa e sigurise, duke ofruar edhe garanci pasurore meqenese te dyshuarit nuk perbejne rrezikshmeri shoqerore. Por diten e djeshme nuk eshte pranuar asnje prej kerkesave te pese avokateve, duke miratuar masen e kerkuar nga akuza. Mesohet se e njejta mase sigurie eshte kerkuar edhe per kater te ndaluarit e tjere e te shpallurin ne kerkim, kurse akuzat jane te njejta.

Te arrestuarit:

Alfred Mamani, 39 vjec, shef i Urbanistikes

Admir Shehaj, 30 vjec, Pergjegjes ne Inspektoratin e Ndertimit

Aferdita Papamihali, 56 vjece, sekretare e KRRT-se

Sotiraq Janora, 43 vjec, president i firmes “Arti sh.p.k”

Thanas Llahana, 58 vjec, inxhinier gjeolog

Njazi Cobani, 45 vjec, arkitekt i shoqerise se ndertimit

Luan Bufi, 58 vjec, inxhinier ndertimi

Gjergji Mece, inxhinier zbatues i firmes

Jani Ndrico, 45 vjec, ekskavatoristi i firmes

Ne kerkim:

Aristotel Haxhi, bashkepronar i shoqerise se ndertimit “Arti”

Akuzat

“Shperdorim detyre”

“Shkeljes se rregullave ne pune”

Viktimat:

Parashqevi Zoto, 68 vjece

Valbona Dalani, 35 vjece

Anxhela Dalani, 12 vjece


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›