E Diel, 1 Nëntor 2026

Refuzoi të ruante delet, u ekzekutua nga i ati në Dukagjin

Refuzimi i të bijës vetëm 14 vjec për të mos kullotur bagëtitë në fshat ka provokuar babain, i cili pa ju dridhur dora ka vrarë me armë zjarri vajzën e tij e më pas edhe veten. Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Arrë të komunës Temal në zonën e Dukagjinit në Shkodër ka ndodhur mesditën e djeshme ku Mirash Bregu, 45 vjeç ka ekzekutuar me armë zjarri, te bijen me iniciale M. Bregu, 14 vjeç, e më pas rreth 30 minuta me vone ka vrarë dhe veten.
 

Sipas të dhenave paraprake nga ana e policisë së Shkodrës dyshohet se babë e bijë janë gridur fillimisht me njëri-tjetrin, pasi 14 vjecarja nuk kishte pranuar të kulloste bagëtitë dhe se nuk donte të qëndronte në fshatin Arrë. Sipas dëshmive, mësohet se familja Bregu jetonte prej disa kohësh në Bardhaj të Shkodrës, ndërsa vetëm në verë ktheheshin në fshatin Arrë.
 

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të tjerë, teksa babë e bijë grindeshin, pasi kjo e fundit kusndërshtonte të atin të kulloste bagëtitë dhe se kërkonte të kthehej në Bardhaj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në drejtim të liqenit të Komanit, ku në një distancë prej rreth 40 metra nga liqeni, u gjet e vrarë me armë zjarri M. Bregu dhe në afërsi të bregut të liqenit u gjet i vetevrarë me një plumb në kokë babai i saj, Mirash Bregu.
 

Nga policia e Shkodrës bëjnë me dije se autori i ngjarjes ka qënë i dënuar edhe më parë për vrasje si dhe ishte alkoolizuar. Shërbimet policore kanë mbërritur rreth pasdites në vendin e ngjarjes në zonën e thellë malore në Qarkun e Shkodrës dhe ka nisur hetimet per te bere te mundur zbardhjen e rrethanave te ketij krimi familjar.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›