Droga, luftë me armë para Drejtorisë së Policisë
28/10/2009 Në mesditë janë dëgjuar të shtëna armësh mes 2 makinave në lëvizje
Arrestohen 2 shtetas, ngjarja në mesditë. Panik dhe ulërima nga kalimtarët
DURRES- Dy grupe rivalë të trafikut dhe shpërndarjes së drogës në qytetin bregdetar të Durrësit janë përleshur me armë para portës së Drejtorisë së Policisë së Durrësit. Burime paraprake nga vet policia thonë se bëhet fjalë për grupe të rinjsh, të cilët janë përleshur pas prishjes për pazare mes tyre në zonat e shpërndarjes së drogës në qytet. Ndonëse nuk ka ende deklarime të emrave lidhur me autorët e kësaj ngjarje, thuhet se së paku drejtuesi i një Benz-i dhe një pasagjer në këtë mjet janë vënë në pranga, ndërsa makina është vënë nën kontroll. Rreth orës 16.20 të ditës së djeshme në kryqëzimin e rrugës “Hysen Myshketa” me rrugën “Aleksandër Goga” është shtënë me armë zjarri në drejtim të mjetit Benz me targa DR 2802 E. Mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi dhe është ndeshur nën krismat e armës pikërisht në këtë kryqëzim ku gjendet edhe Drejtoria e Policisë së qarkut të Durrësit. Në mjet kanë qenë dy persona, por asnjëri prej tyre nuk është lënduar, ndërsa burimet policore thonë se në drejtim të ndjekësve është shtënë edhe nga Benz-i. Rruga ka qenë plot me kalimtarë dhe mjete duke pasur në këtë mënyrë shumë dëshmitarë. Krismat kanë vënën në terror kryesisht gra, vajza e fëmijë, të cilët kanë nisur britmat për të krijuar një gjendje kaotike në mes të rrugës, e cila është bllokuar nga trafiku i çorganizuar. Mjeti Mercedes Benz DR 2802 E ka tentuar të largohet sa më parë duke marrë rrugën e spitalit, ndërsa policia dhe efektivat e saj të gatshme i janë përgjigjur menjëherë duke u vënë në kërkim të tyre dhe të personave që kanë shtënë me armë në mes të rrugës. Në kohën kur sirenat e furgonëve dhe mjeteve të policisë që janë vënën në ndjekje kanë kërkuar bllokimin e rrugëve në disa nyje, Benzi është futur në të djathtë të rrugës kryesore për të marrë drejtimin për në rrugën tek Dyqani i Dylit. Sapo mjeti që është bërë objekt të shtënash me armë ka hyrë në rrugën tek Dyqani i Dylit është përplasur me një Ford duke i dhënë mundësi policisë të kapin në flagrancë dy të rinj pa u dhënë kohë të largohen. Nga ana tjetër mjeti është vënën nën mbikëqyrje, kurse të gjithë akset rrugore në qytet janë vendosur nën shirit për të ushtruar patrullime për personat e dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje. Deri më tani flitet për konflikte të shkaktuara si pasojë e prishjes së pazarit të drogës mes dy kampeve rivale që tentojnë të kenë hegjemoninë e tyre në qytet. “Lufta” mes grupeve të trafikut të drogës, para syve të policisë ka sfiduar deri diku uniformat blu. Saktësisht nuk janë dhënë detaje lidhur me autorët, dyshimet, pistat e hetimit apo edhe materialet e sekuestruara në vendngjarje. Por nga ana tjetër flitet se në mjetin Benz janë gjetur sende e materiale që komprometojnë të ndaluarit dhe hedhin dritë për më shumë detaje. Gjithashtu në rrugë janë gjetur disa gëzhoja fishekësh të armëve automatike dhe sipas policisë në drejtimet respektive është shtënë me më shumë se dy armë.