Të djathtët marrin Komisionet e Këshillit, socialistët bojkotojnë
28/10/2009 Deklarata: Nuk falim komisionet për hir të Ilir Metës
KORÇE- Mbledhja e radhës, e ditës së martë, e Këshillit të Bashkisë Korçë është shoqëruar me debate të forta mes këshilltarëve të djathtë dhe të majtë. Megjithatë, pas debateve të zhvilluara, këshilltarët e majtë kanë bojkotuar mbledhjen, ndërsa të djathtët kanë vijuar me rendin e ditës, pasi aktualisht, pas ndryshimit të raporteve politike, të djathtët përbëjnë mazhorancën. Ajo që përplasi këshilltarët e të dy palëve mes tyre, kishte të bënte me konfigurimin e komisioneve të Këshillit të Bashkisë dhe Këshillave Mbikëqyrëse të disa shoqërive aksionere. Situata u tensionua fill pas kërkesës së bërë nga kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë, Pëllumb Beqiri, i cili kërkoi rikompozimin e komisioneve të Këshillit të Bashkisë duke e argumentuar këtë kërkesë, jo vetëm me krijimin e raporteve të reja politike, por edhe për t’i kthyer këto komisione sa më efektive, pasi deri më tani ishin evidentuar mangësi në funksionimin e tyre. Veç kësaj, Beqiri kërkoi edhe riorganizimin e këshillave mbikëqyrëse për disa shoqëri aksionere, ku kjo kërkesë nervozoi edhe më tepër të majtët, pasi të djathtët po kërkonin gjithçka që kishin pasur të majtët deri më sot. Për këtë arsye këshilltarët e majtë u tërhoqën disa herë nga mbledhja për të marrë një vendim mbi qëndrimin që do të mbanin, por pavarësisht nga të gjitha këto, mazhoranca e tanishme kishte të drejtën të kërkonte riorganizimin e komisioneve, ndërsa të majtët nuk gjenin dot argumente për të përligjur kundërshtimin e tyre. Për këtë arsye, të djathtët kërkuan kompozimin e Komisionit të Mandateve, të Komisionit Juridik dhe të Pronave, të Planifikimit Urban, të Financës, të Shërbimeve Sociale dhe Strehimit, të Investimeve, Shërbimeve dhe Biznesit, si dhe komisionet e tjera. Këshilltarët socialist të gjendur në këto rrethana, nuk mundën të kundërshtojnë rikrijimin e Komisioneve të Këshillit të Bashkisë, por ndërkohë u ndalën te mospranimi i tyre për ndryshimin e këshillave mbikëqyrës të disa shoqërive aksionere, siç janë ujësjellës- kanalizimet Korçë dhe Korça 2008 apo edhe për shoqëri të tjera, duke e konsideruar këtë kërkesë të të djathtëve si një kërkesë të pastër politike, por jo të ligjshme. Ata nuk ishin dakord të bëheshin ndryshime të tilla, të cilat vinin si rezultat i një pazari mes Ilir Metës dhe Sali Berishës. Sipas tyre, ishte kjo marrëveshje që solli këtë situatë në Këshillin e Bashkisë Korçë. V. Hasani