"Pa zgjidhur problemin e Kosovës, Serbia nuk hyn në BE"
“Derisa të mos zgjidhet problemi me Kosovën, Serbia nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian. As ndarja eventuale e Kosovës nuk do të zgjidhte problemin ekzistues. Ai mund të zgjidhet vetëm nëse serbët në Kosovë marrin fatin në duart të veta”, pohon Doris Pak.
“Problemi më i madh i Serbisë është ai që Kosova është fqinji i saj më i afërt, të cilin nuk dëshiron ta njohë. Qëndrimi i Serbisë ndaj Kosovës është jashtëzakonisht i keq dhe ai duhet të ndryshojë”, konsideron Pak.
Sipas saj, serbët e Kosovës duhet të aktivizohen dhe të përfshihen në hartimin e politikës së vendit të vet, ndërsa shansin më të madh e kanë në zgjedhjet lokale gjatë të cilave do të mund të fitojnë vende në këshillat komunale të Kosovës.
"Nëse nga Beogradi u thonë serbëve të Kosovës se nuk duhet të angazhohen politikisht në zgjedhje ose të mos dalin në zgjedhje, sepse në të kundërtën nuk do të marrin ndihmën financiare, atëherë mendoj se kjo nuk është rruga e drejtë me të cilën do të vendosej raporti i mirë fqinjësor", thotë Doris Pak. /qik/start/