Arrestohet polici, i gjenden armë e municione pa leje
28/10/2009 Pas kontrollit në makinë rezulton se efektivi mbante kallashnikov dhe fishekë
DURRES- Një automatik kallashnikov dhe 120 fishekë janë gjetur në makinën e një efektivi të policisë që shërben në burgun e Fushë-Krujës.
Arrestimi
Robert Prushi 40 vjeç me detyrë edukator në burgun e Fushë-Krujës është vënë në pranga nga kolegët e tij pasi në mjetin e tij është gjetur në bagazh një armë automatike model 56, kallashnikov me numër 438448 dhe 30 fishekë. Fare pranë armës që mbahej në mënyrë të jashtëligjshme ka qenë edhe një thes i bardhë. Pasi është hapur gryka e thesit policia ka deklaruar se janë gjetur edhe 3 krehër me fishekë me nga 30 copë duke e çuar në 120 copë numrin e fishekëve të sekuestruar së bashku me mjetin Benz Mercedes me targa BTO 306 E. Pjesa më e madhe e efektivave të policisë së shtetit mbajnë automjete me targa false apo me targa të vjedhura, ndërsa Inspektorati i Qarkullimit Rrugor në asnjë rast nuk ka bërë objekt kontrolli e as ndëshkimi këtë kategori qytetarësh. Organe të specializuara kanë vënë nën përgjim disa efektiva të policisë pasi një pjesë e tyre dyshohen si bashkëpunëtorë në shpërndarjen e drogës në mjediset e burgut. Katër raste janë identifikuar në Institutin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës teksa persona anonimë kanë hedhur brenda territorit të burgut qese me sasi të vogël droge. Por nga hetimet jo përfundimtare dyshohet se persona nga jashtë qelive kanë ndërmjetës efektiva të policisë në tentativën për të futur në qeli drogën.
U kap në Durrës, pas verifikimeve rezultoi se ishte grabitur në 2005
Policia bllokon automjetin e vjedhur
Blutë operacione të veçanta për gjetjen e automjeteve të tilla
DURRES- Dje efektivat e Inspektoratit të Qarkullimit Rrugor kanë bllokuar dokumentacionin dhe automjetin tip BMV pasi ai rezultonte i vjedhur jashtë vendit. Nisur nga të dhënat që ka policia e shtetit shqiptar ky mjet është vjedhur në Itali dhe se pronari e ka denoncuar këtë ngjare më datë 3 gusht 2005. Bashkëpunimi mes dy policive ka mundur të zbardhë vjedhjen e shumë mjeteve të ndodhura në kohë e periudha të ndryshme. Madje efektivave të antikrimit në Durrës u është dashur të organizojnë edhe operacion të koduar enkas për aksione shumë të shpejta në bllokimin e disa automjeteve që Interpol i kërkon në disa vende. Policia ka thënë se pronari i BMW është shtetasi Astrit V. nga Tirana, ndërsa mjeti është ndaluar nga policia pranë shkollës “Bajram Curri” në Plazhin e Durrësit teksa drejtohej nga një shtetas tjetër. Pas verifikimit që policia i ka bërë mjetit ka zbuluar se ai ishte vjedhur katër vjet më parë në Itali. Xh. Gradica