E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga me poste nga SHBA, prokuroria kerkon 21 vite burg per pritesit

Tirane - Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon 21 vjet heqje lirie per dy te pandehurit, e arrestuar ne saje te operacionit "Avion Ekspres", per drogen e derguar me poste nga SHBA. Gjate seances gjyqesore te zhvilluar diten e djeshme ne Gjykaten e Krimeve te Renda, perfaqesuesi i akuzes lexoi pretencen para togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtarja Etleva Dedi. Ai kerkoi shpalljen fjalor dhe denimin me 11 vjet heqje lirie per te pandehurin Altin Kurti, ndersa per te pandehuren Violeta Shabaj, prokuroria ka pretenduar nje vit burg me pak. Sipas organit te prokurorise, dy te pandehurit akuzohen se kane kryer vepren penale te "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike", e kryer ne bashkepunim. Ne tetor te dy viteve me pare, FBI-ja ka nisur hetimet e saj per nje trafik te lendeve narkotike, heroines, e cila kishte nisjen ne SHBA, por qe dyshohet se do te mberrinte ne vendin tone, nepermjet linjes ajrore SHBA-Tirane. Sasia e droges eshte lene te kaloje ne piken kufitare te aeroportit, ne menyre te tille qe te kapeshin personat qe do ta merrnin pakon. Sipas prokurorise, me 7 nentor te 2006, e pandehura Violeta Shabanaj, me detyre tregtare, ka shkuar per te marre pakon ne Rinas, nderkohe qe me pas eshte vene ne pranga, gjate kontrollit ne aeroport. E pandehura fillimisht ka mohuar te kete pasur dijeni ne lidhje me sasine e droges, e cila ishte futur ne pako, por nga hetimet e kryera ka rezultuar krejt e kunderta. Dy te pandehurit procedohen me gjykim te shkurtuar, pasi kane pranuar aktet e paraqitura nga ana e prokurorise. Shabanaj dhe Kurti do te perfitojne edhe nje te treten e uljes te denimit. Ne seancen e radhes, mbrojtja do te paraqese edhe konkluzionet e saj perfundimtare, para se trupi gjykues te jape vendimin.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›