Te droguarit e rretheve, pa metadon
Te droguarit e rretheve te cilet duan te largohen nga ky ves i keq nuk mund ta marrin kete iniciative te madhe per shkak te mungeses se metadonit, medikamentit qe i ndihmon. Kjo per vete faktini se strategjia e hartuar nga Ministra e Shendetesise para kater vjetesh nuk parashikon perdorimin e metadonit, por edhe shoqatat dhe OJF-te te cilat merren me keta persona jane te perqendruara vetem ne kryeqytet dhe nuk mund te shtrihen ne rrethe. "Ne kemi kerkuar qe Aksion Plus te shtrihet edhe ne Durres apo ne Korce per trajtimin e personave te droguar te cilet duhet te largohen nga ky ves. Por qe ti ndihmosh ata duhet te trajtohen me metadon, gje qe eshte e pamundur. Meqenese ne kemi siguruar fondet, kemi personelin atehere i kemi kerkuar Komisionit te Shendetesise qe te beje te mundur zgjerimin e metadonit edhe ne rrethe" eshte shprehur Genci Mucollari, drejtues i Aksion Plus. Sipas tij, numri i personave per trajtim, eshte gjithnje e ne rritje, pasi kerkojne te largohen nga keto vese.
Kerkesa
Vetem pak dite me pare, deputetet e Komisionit te Shendetesise jane njohur me nje kerkese paksa te cuditshme per ta, ku u kerkohej mbeshtetje per zgjerimin e aktivitetit te OJF-ve per te ndihmuar te droguarit. Ne kete shkrese keto OJF nuk kerkonin fonde, per te kryer kete lloj "aktiviteti" por vetem ndihme ligjore per shtrirje edhe ne rrethe. "Instituti i Shendetit Publik, Ministria e Shendetesise dhe ajo e Punes kane kerkuar qe te rishikohet strategjia per parandalimin e droges, pasi kjo e fundit nuk parashikon blerjet e metadonit", eshte shprehur Kryetari i Komisionit te Shendetesise. Keshtu deputetet se bashku me drejtues te Aksion Plus kane propozuar rishikimin e kesaj strategjie, ku te parashikohet qe medikamenti i cili trajton narkotiket, te shperndahet jo vetem ne Tirane, por edhe ne rrethe.
Personeli
Problemi nuk ka qene vetem te metadoni, por edhe te tek personeli mjekesor. Sot ne vendin tone nuk ka mjeke te mirefillte per trajtimin e te droguarve, nderkohe qe personat te cilet leshojne receta per blerje te metadonit jane te paket pasi duhet te licencohen nga Ministria e Shendetesise. "Ne kemi vetem nje mjek te autorizuar per te leshuar receta per te leshuar receta tek te droguarit per blerjen e metadonit, por ne te gjithe vendin ky lloj personeli shendetesor eshte i kufizuar" eshte shprehur perfaqesuesi i Aksion Plus. Nga ana tjeter vete deputetet e Komisionit Parlamentar te, Shendetesise kane kerkuar qe mjeket, te cilet punojne ne keto shoqata te jene psikiater dhe toksikologe, ne te kundert nuk jane te afte te trajtojne nje te droguar. Po keshtu, sipas deputetit Engjell Bejtja duhet qe shteti te futet si nje aktor per mbledhjen e te dhenave. "Ajo qe dua te theksoj eshte qe te kerkohet nje rol i madh nga shtati si per financime ashtu edhe per monitorime per shoqatat. Kjo pasi vetem shteti ka te dhena te certifikuara, nderkohe qe nga ana tjeter ky i fundit duhet te shtoje kontrollet" eshte shprehur Bejtja. Sipas tij, Ministria e Shendetesise ka deshtuar me strategjine e hartuar 4 vjet me pare ndaj sot kerkohet rishikimi i saj.
S. Isaku
Abuzimi
Farmacite, te cilat tregtojne metadonin, abuzojne me cmimin e tij, per vete faktin se nuk ka nje cmim standard te vendosur nga Qendra Kombetare e Kontrollit te Barnave, me ane te pulles se sigurise
Blerja
Ish-ministri i Shendetesise, Leonard Solis, ka propozuar qe blerja e metadonit te behet ashtu sikurse edhe medikamentet e AIDS, te cilet tenderohen dhe blihen nga UNICEF-i kundrejt nje cmimi te ulet
20 Per qind e te rinjve shqiptare, pikerisht te moshes 17 deri ne 18 vjec, rezultojne se marrin droge rregullisht. Sipas nje sondazhi, rezulton se adoleshentet preferojne droga te renda, sic eshte kokaina.
10 mije perdorues te drogave te ndryshme jane evidentuar gjate ketij studimi ne vendin tone. Specialistet e huaj thone se shifra eshte e njejte me vendet e tjera evropiane, por Shqiperia ka numer te vogel te popullsise