Sezoni turistik, forcon vleren e lekut
Efektet sezonale te turizmit kane filluar te ndjehen edhe ne tregun e kembimit, ku monedha vendase, leku, ka filluar te forcohet prej dyndjes se euros ne tregje. Valuta e perbashket e BE, euro ka kushtuar dje ne tregun e lire 121,5 nga 122,4 qe ka qene javen e kaluar. Agjencite e kembimit valutor kane lajmeruar se shkak per kete renie te euros ne raport me lekun eshte bere rritja e ofertes per euro keto dite per shkak se kane filluar turistet e pare nga Kosova, por edhe nga Evropa. Te dhenat qe publikoi dje Ministria e Turizmit tregojne se numri i pergjithshem i vizitoreve te huaj gjate periudhes janar-maj 2008 arriti ne 581723 persona me nje rritje 21% krahasuar me vitin 2007. Hyrja ne Shqiperi me rruge tokesore ishte ne masen 70% dhe numrin me te madh e perbejne evropianet, me rreth 90 per qind te totalit te turisteve. Per here te pare gjate 2007 turizmi u ngjit ne krye te klasifikimit per sa i perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte, me rreth 1 miliard euro. Vlerat monetare qe u perfituan kaluan dergesat e emigranteve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat qe futen nga investimet direkt, duke u shnderruar ne nje burim madhor te ardhurash dhe punesimi. Mirepo, zhvillimi spontan i pambeshtetur me strategji te qarta dhe cilesi sherbimesh, nuk mund te shnderrohet ne nje mjet te qendrueshem per te garantuar ritme te larta rritjeje. Numri i te udhetareve nga SHBA dhe Evropa Perendimore te interesuar per eksplorimin e Evropes Lindore nepermjet mjeteve lundruese, po rritet ore pas ore, ka njoftuar pak kohe me pare Shoqata Nderkombetare e Linjave te Lundrimit. Portet e Shqiperise, Greqise, Turqise, Malit te Zi dhe Kroacise gjithnje e me shume po terheqin turiste. Ritmet e kerkeses per portet e Adriatikut, e sidomos ato shqiptare, po peson nje rritje domethenese, njoftojne te njejtat burime. Burimet turistike ne vendet e Lindjes, ku ben pjese edhe Shqiperia, jane shume me pak te konsumuara se ato te Evropes Perendimore dhe SHBA, ndaj dhe interesi e udhetareve per keto vende edhe per disa vite do te mbetet i larte.