Vdes ne aksident djali i kompozitorit Sina
Korce - Nje aksident tragjik me pasoje vdekjen e djalit te kompozitorit te njohur, Endri Sina, ka ndodhur mbremjen e djeshme, ne qender te qytetit te Korces. Marsi Sina, 7 vjec, eshte goditur fatalisht nga nje veture, ndersa dilte nga shtepia e gjysherve te tij, ku kishte shkuar per te kaluar pushimet dhe perpiqej te kalonte rrugen. Aksidenti automobilistik ka ndodhur rreth ores 19:00 ne shetitoren "Fan Noli", ne afersi te poliklinikes se Korces. Sipas policise, femija ka dale papritur ne rruge nga nje shtepi ne buze te trotuarit dhe megjithese drejtuesi i mjetit nuk ka qene me shpejtesi, goditja ishte fatale. Agjentet bllokuan veturen tip "Benz", me targa KO 5389 B, dhe ndaluan drejtuesin Elion Shalsaj. Vogelushi eshte goditur ne koke nga ana e pasme e vetures dhe megjithese u dergua me urgjence ne spital, mbajtja ne jete nga mjeket ka qene e pamundur.
G.A
G.A