E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, nente vite burg per trafikantin shqiptar

Si shpetimin e shume jete njerezish. Keshtu e ka cilesuar policia e Liverpulit denimin e nje trafikanti shqiptar armesh.

Fation Peqici eshte denuar me nente vite burg. Pas nje survejimi te gjate policor, ne makinen me te cilen udhetonte i riu shqiptar, ju kapen 5 pistoleta prodhim rus me selenciator dhe 192 fisheke.

Te tjera arme perfshi nje jelek antiplumb do te zbuloheshin te fshehura, ne shtepine ku banonte. Shqiptari 27-vjecar i ka pranuar akuzat per posedim te armeve luftarake, municioneve, nje granate me gaz lotsjelles perfshi dhe sasi te konsiderueshme kokaine.

“Cdo njera prej armeve te sekuestruara ishte potencialisht vdekjeprurese. Nuk rezulton qe keto arme te jene perdorur, por nese do te binin ne duar te grupeve kriminale me to do te merreshin jete njerezish”, tha gjykatesi Nigel Gilmor kur ka lexuar masen e denimit ndaj Peqicit.

Trafikanti shqiptar i armeve ne vitin 2004 eshte debuar nga Anglia pasi kishte qendruar ilegalisht. Nje vit me vone ai eshte rikthyer me vize martesore ne Angli pas nje martese te zhvilluar ne Shqiperi me nje shtetase britanike.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›