E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njësitë e KFOR-it, për 6 ditë në mbarë Kosovën

PRISHTINë- Njësitë e KFOR-it do të dislokohen në mbarë Kosovën nga nesër deri më 27 mars. Këto operacione do të jenë nën komandën e drejtëpërdrejtë të Komandantit të KFOR-it, Gjeneralit Markus Bentler.
Në një komunikatë të publikuar sot nga forca paqeruajtëse bëhet e ditur se operacionet do të mobilizojnë disa njësi nga të gjitha “Battle Groups” shumëkombshe, ndërsa theksohet se KFOR-i në Kosovë do të operojë me forcat e veta në mënyrë shumë fleksibile dhe me vendosmëri.

Qëllimi i këtyre operacioneve, thuhet më tej në komunikatë, është forcimi i aftësive të KFOR-it, EULEX-it dhe Policisë së Kosovës për të reaguar ndaj ndonjë skenari të mundshëm, në rast të cënimit të sigurisë. Kjo është gjithashtu një mundësi për operim me personelin e KFOR-it, pas adaptimit të tyre në strukturën e re të KFOR-it.
Bashkëpunimi mes KFOR-it dhe organizatave të sigurisë në Kosovë është një nga shtyllat e aftësisë së KFOR-it për të ruajtur një ambient të qetë dhe për të siguruar lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, bëhet e ditur në komunikatë.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›