E Shtunë, 31 Tetor 2026

“E vrara se me shau”

Tirane - Dosja e vrasjes se nje 18-vjecari fundvitin e kaluar, pas nje sherri per motive te dobeta, ka kaluar dje ne proces gjyqesor ne Gjykaten e Tiranes, duke shenuar edhe seancen e pare. Ndryshe nga c’pritej, i pandehuri Visar Ymaj, i akuzuar per vrasjen me dashje te Fatjon Kernajes, pranoi para trupit gjykues krimin e kryer, duke kerkuar dhe gjykimin e shkurtuar. Por, dje seances i ka munguar i pandehuri tjeter si bashkepunetor ne ngjarje, Flamur Hoxha. I dyshuari Ymaj e ka pranuar akuzen, duke i deklaruar kryesuesit te ceshtjes, Kreshnik Omari, qe te gjykohet sipas akteve qe parashikojne gjykimin e shkurtuar. Pas kerkeses eshte marre vendimi qe ajo te pranohet dhe qe prokuroria te pergatiste konkluzionet perfundimtare dhe te bente gati pretencen. Ymaj e ka pranuar krimin, duke u shprehur se “une e kam vrare Fatjon Kernajen me bajonete, pasi me shau. Bajoneten me vone e kam fshehur”. Ngjarja, per te cilen akuzohet Ymaj, ka ndodhur disa muaj me pare ne rrugen “Jordan Misja”, ku, pas nje zenke, i pandehuri Visar Ymaj ka qelluar per vdekje 18-vjecarin Kernaja.
R.Caushaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›