Grabitja e makinave, tre ne pranga
Tepelene - Tre te rinj nga Tepelena jane arrestuar diten e djeshme, pasi ishin shpallur ne kerkim shtate muaj me pare per grabitje te makinave. Burime zyrtare thane se ngjarja e vjeter eshte zbardhur pas hetimeve dhe gjurmeve te gjetura. Te ndaluarit jane Bledar Rama, 17 vjec, Erald Kalo, 18 vjec dhe Esen Beqa, 19 vjec, te tre lindur dhe banues ne Tepelene. Ne gusht te vitit 2007, te dyshuarit kane vjedhur me thyerje automjetin e F. Celes, ku kane marre nje DVD, si dhe sende te tjera me vlere prej 19 mije lekesh. “Te tre te ndaluarit nga policia kane konsumuar elementet e vepres penale te “vjedhjes ne bashkepunim”, tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai.
B. K