E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nder dhe pronesi”, ekzekuton vellane

Rudina Llazari
Krimi ne familje trondit qytetin e Shkodres. Nje 40-vjecar ka ekzekutuar vellane e tij pese vite me te vogel, pas nje grindjeje ne fshatin Shelqet, te Vaut te Dejes. Aleksander Ndoci u gjet i pajete mengjesin e djeshem disa metra larg shtepise, nderkohe qe policia vendore pas nje operacioni me forcat e FNSH-se arriti te arrestonte pas refuzimit per vetedorezim si te dyshuar per krimin, Nard Ndocin. Ky i fundit gjate marrjes ne pyetje ka pranuar krimin dhe konfliktet qe kishte pasur me te vellane. Policia tha dje, per gazeten, se po heton dy pista, ate te pronesise, pasi viktima po ngrinte nje banese ne truallin qe i dyshuari pretendonte se ishte i tij dhe motivi per ceshtje morali, ngacmimi i gruas se 40- vjecarit. Nderkohe qe dje ka qene edhe momenti kulmor i marredhenieve mes vellezerve. Fillimisht policia dyshoi per konflikte pronesie, pasi Nard Ndoci refuzonte qe i vellai te ndertonte nje shtepi ne truallin e tij. Reagimi i familjareve, gruas te te ndjerit dhe nenes ka qene i ashper, duke kerkuar denim maksimal.
Ka qene ora 11:00 e dites se djeshme, kur 40-vjecari Nard Ndoci ka shkrehur bresherite e “Kallashnikovit” mbi te vellane. Dy ore me pare, ata ishin grindur per motive pronesie, sipas rrefimit te te afermve. Por agjentet pohuan pas ngjarjes se nje tjeter motiv mund te kene qene ngacmimet qe viktima i bente gruas te te vellait, qe po hetohet si piste e mundshme. Ndersa Aleksander Ndoci ka nxituar t’i shpetoje bresherise se plumbave, nuk ka mundur te ece me shume se 100 metra, duke u shembur pertoke prane nje vreshti. Autori i dyshuar eshte kthyer ne shtepi, duke u mbyllur brenda. Menjehere per ngjarjen eshte njoftuar policia e Shkodres qe ka udhetuar drejt fshatit Shelqet ne Lac te Vaut te Dejes. Megjithese 40-vjecarit i eshte bere thirrje per dorezim, ai ka refuzuar fillimisht, derisa ka dale duke dorezuar edhe armen. Forcat speciale e kane futur ne furgon, duke e derguar per ne komisariat.
Trupi i 45-vjecarit u dergua ne mesditen e djeshme drejt morgut te spitalit te Shkodres. Rreth 30 minuta pas ngjarjes eshte njoftuar edhe bashkeshortja e viktimes, e cila ka vene kujen, duke dashur te shkoje prane trupit te burrit. Oficeret e kane terhequr menjane, duke e marre me pas ne pyetje rreth konflikteve qe kishin dy vellezerit. Po keshtu jane pyetur nena e tyre dhe gruaja e autorit te dyshuar. Ne komisariat, oficeret e policise dhe prokuroria moren ne pyetje Nard Ndocin, i cili pohoi se kishte konflikte pronesie me vellane. Mesohet se 40-vjecari ka thene se shkak per krimin ishin bere perplasjet e vazhdueshme, ndersa jane hedhur dyshime edhe per ceshtje nderi. Gjithsesi, burime zyrtare thane se po hetojne ne te dyja pistat, ate te pronesise dhe te moralit.
Tokat e fshatit dhe konfliktet
Dy vellezerit jetojne ne te njejtin fshat ne Shelqet, ashtu si dhe te prinderit e tyre. Shtepite e viktimes dhe te autorit jane vetem rreth 100 meter larg njera-tjetres, ne krahun e majte te rruges, qe te con ne brendesi te fshatit. Ndersa vete fshati Shelqet ndodhet ne te djathte te aksit nacional Shkoder-Vau i Dejes, ne afersi te stacionit hekurudhor te Mjedes, sapo kalon uren e Spatharit. Sipas deshmise te te afermve, dy vellezerit jane grindur paraditen e djeshme, lidhur me kufirin ndares se tokes qe ata kane ne pronesi. “Toka ndodhet rreth 300 meter larg shtepive te tyre”, thone ate aferm te familjes Ndoci. Secili prej banoreve ka marre pronen e vet dhe jo sipas ligjit 7501 qe mendohet te jete dhe shkak i gjenerimit te konflikteve. Por nje ndertim i ri i baneses te viktimes hetohet si nje nga pistat e ngjarjes. Burime te policise kane futur ne dosje edhe deklarimet e te dyshuarit, qe pretendoi se ishte motivi i moralit qe e detyroi te qellonte te vellane.
“Prej dy vjetesh, konflikt per shtepine”
Martin Ndoci, kusheri i viktimes dhe autorit, tregon se asnjehere me pare, deri para dy vitesh, kur Aleksander Ndoci nisi te ndertoje shtepine e tij te re, vellezerit nuk ishin grindur dhe nuk kane pasur konflikte mes tyre. Dje, Sandri dhe Nardi, dy ore para se te ndodhte ngjarja, mesohet se kane debatuar per kufirin ndares te tokes qe kane ne pronesi. Grindja, sipas tij, ka ndodhur ne truallin qe kishin ne pronesi dhe me pas ata jane larguar qe te dy. Sipas Martinit, 40-vjecari ka dashur te largohet, por i vellai, Nard Ndoci, ka dale nga shtepia duke marre me vete dhe nje automatik duke qelluar me bresheri.
Nardi kishte tentuar t’i vriste me pare
Grupi hetimor ka hedhur dyshime edhe te gjendja mendore e te dyshuarit si autor, Nard Ndoci, per rrefimin e tij gjate te cilit pretendoi se i vellai i ngacmonte gruan. Anetaret e familjes deshmuan krejt te kunderten, duke thene se Nard Ndoci prej kohesh kur Aleksandri nisi ndertimin e shtepise se re, kishte shfaqur shenja nervozizmi dhe ishte grindur disa here. Gruaja e viktimes dhe nena rrefyen per policine se 40-vjecari i kishte kercenuar me jete per kete shkak. Bashkeshortja e viktimes mesohet se ne momentin e ngjarjes ka qene ne pune, ne nje punishte ne Vaun e Dejes, ndersa femijet ndodhen ne Itali me shkolle. Edhe gjate nje tentative me pare 40-vjecarit i eshte hequr arma nga dora sipas familjareve. Nard Ndoci eshte baba i 4 femijeve, kurse viktima kishte tre femije.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›