Kalonte 40 mije euro kontrabande, pranga 35-vjecarit
Tirane - Tentonte te ikte ne Turqi me para kesh, arrestohet ne aeroport 35-vjecari. Policia e Rinasit ndaloi mengjesin e djeshem ne dogane Murat Oksaz, i cili kishte prere bileten per udhetim drejt Ankarase. Por, ndersa ka pasur 40 mije euro me vete, turku nuk i ka deklaruar ne hyrje gjate perpunimit e verifikimeve, duke u shprehur se kishte vetem tesha personale. Por ne cantat e tij skaneri ka arritur te kape edhe nje sasi te madhe valute, qe kerkonte ta kalonte transit drejt vendit evropiano-aziatik. Burime zyrtare te policise thane per gazeten se gjate marrjes ne pyetje, Oksaz pretendoi se i kishte leke te fituara gjate punes se tij qe kryente ne ndertim ne Tirane, ku qendronte prej vitesh. Por fakti se ai nuk i ka deklaruar dhe se me ligj duhet te kishte kryer edhe veprime ligjore, eshte cilesuar si kontrabande parash nepermjet pikes doganore te Rinasit. Po hetohet edhe rreth mundesise nese turku e ka pasur valuten te ndonje biznesmeni shqiptar qe ben tregti mallrash mes dy vendeve dhe qe ka perdorur si korrier 35-vjecarin.